E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon festivali nderkombetar i teatrit

Ka nisur ne qytetin e Elbasanit festivali nderkombetar i teatrove. Ne naten e pare ka interpretuar trupa malazeze e pranishme ne kete festival.

Ajo ka sjelle ne skene “Medean” me regji te Slobodan Milatovicc pjese per te cilen ai ka thene se vjen nga antikiteti ne kete shekull me nje interpretim dhe konceptim te ri.

Duke patur parasysh se fabula familjare e pjeses mbetet si nje lloj dukurie ne familjen ballkanase ku mentalitetet dhe kontradiktat mbeten si risi te perbashketa te popullit ballkanik.

Ndersa shfaqja italo-zviceriane “Pse-pse?” me regji te te famshit Peter Brok, eshte anuluar per mungese fondesh nga ana e organizatoreve.

Kane prezantuar pjesen e tyre edhe artistet maqedonas me pjesen “Gjithandej” te regjisorit, Dejan Projkofski. I vetmi qe ka peshendetur nisjen e edicionit te dhjete teatror ne Elbasan, kryetari i bashkise, Qazim Sejdini.

Nga ana e tij, regjisori i festivalit Adonis Filipi, ka shpjeguar se kushtet atmosferike kishin “izoluar” trupat teatrore me shfaqjet ne salle, pasi konceptimi i nje pjese shfaqjesh ishte parashikuar ne mjedise te hapura dhe vende me vlera turistike dhe arkeologjike te qytetit te Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›