E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatet, te akuzuar nese mungojne ne seanca

Nese do te vazhdojne te mungojne neper gjyqe, duket se edhe avokatet, mbrojtesit e dhjetra te pandehurve, shume shpejt do te ulen vete ne gjykate si te akuzuar. Me kerkese te ministrit te Drejtesise ndaj tyre do te celen procese te vecanta ne Gjykaten e Apelit, per marrje masash disiplinore.

Per Enkelejd Alibeaj projektligji per profesionin e avokateve, eshte mekanizmi i vetem qe do ta beje dhomen kombetare te avokatise te reagoje konkretisht per ankesat e vazhdueshme te gjyqtareve.

Ne shume raste proceset zvarriten per shkak te mungeses se avokateve ne gjyqe. Ky fenomen po behet me i spikatur ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Duke u bashkuar me zerat e gjyqtareve qe kerkojne zgjidhje te shpejte te ketij problemi, Alibeaj argumenton se Ministria e Drejtesise, sipas ligjit aktual, ka vetem funksion percjelles ne Dhomen e Avokatise dhe nuk mund te nderhyje.

Ne projektligj thuhet se brenda 30 diteve Dhoma e Avokatise duhet te shqyrtoje ankesat per avokatet qe shkelin rregullat ne procese dhe ne rast mos veprimi ministri ka te drejte te paraqese kerkese per mase ne gjykate, por edhe te ankohet prane te njejtes gjykate kur eshte i pakenaqur nga masa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›