E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazllic, opozita akuza qeverise

Nisur nga ndalimi i Damir Fazllic, opozita risjelle akuzat e renda ndaj qeverise per perfshirjen ne afera kriminale dhe te erreta.

Nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Brace ka akuzuar kreun e qeverise dhe ministra te kabinetit se kane ndihmuar zotin Fazllic ne aktivitete te dyshimta dhe kerkoi nga kryeministri Berisha te sqaroje pozicionin e tij dhe te njerezve te aferm.

“Damir Fazllic vjen ne Tirane. I sherben PD-se per te ardhur ne pushtet. Krijon po ne Tirane 6 firma me lehtesine me te madhe. Objektin e percakton po vet, ne fushen e ministrit mik. Ortakerine e ketyre firmave e ndan me kunatin e ministrit te linjes Lulezim Basha, Erion Isufin. Dukumentat i ben ne studiot ilegale te Sali Berishes, apo studiot legale te se bijes se tij, Argita Berishes. Gjithe aktivitetin si sekser e vendos tamam atje ku duhet te ishte, ne zyren e Sali Berishes”, eshte shprehur Brace.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›