Fillon përdorimi i gjuhës shqipe në Kërçovë

Zgjedhja e Fatmir Deharit për kryetar të Kërçovës menjëherë ka reflektuar edhe frymën shqiptare në këtë qytet.
Fillimisht është ndryshuar tabela në hyrje të godinës së komunës, ku përveç mbishkrimit në maqedonisht, tani gjuhë e parë zyrtare është shqipja dhe është shkruar “Komuna e Kërçovës”, transmeton Zhurnal.
Ky është hapi i parë ndaj masave të ndryshme të cilat pritet të ndodhin ë këtë qytet, në të cilin me bashkimin e komunave për rreëth arrin të sigurojë gjuhën shqipe dhe ta zyrtarizojë atë.
Së shpejti do të fillojnë të ndryshojnë edhe tabelat nëpër rrugë si dhe të gjitha dokumentet që i lëshon komuna dhe me të cilat punohet në Komunën e Kërçovës. /Indeksonline/