Kanosje me armë, një i arrestuar

Në Duhël të Suharekës është raportuar për një kanosje me armë zjarri në mes të tre të dyshuarve, ndërsa njëri nga është ndaluar në Polici, dy janë liruar.
Sipas policisë në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike cal.7.62 mm një karikatorë, një tytë vazhduese për tromblon dhe 14 fishekë të cal.7.62 mm, njofton Policia e Kosovës.
Në konsultim me prokurorin është kontrolluar shtëpia e njërit prej të dyshuarve me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie cal.12 mm si dhe katër gëzhoja të shkrepura nga e njëjta armë.
Pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar./Indeksonline/