Fillon plazhi, mer start në Durrës
Ende pa u çelur zyrtarisht sezoni turistik në qytetin bregdetar të Durrësit, gjatë ditës së dielë si për koencidençë, dhjetra pushues kanë populluar plazhin e këtij qytetit. Rritja e temperaturave dhe rrezet përvëluese të diellit të muajit maj kanë shtyrë edhe të parët plazhistë drejtë vijës bregdetare për të shijuar ndopak freskinë e detit.
Ndër adhuruesit e parë të detit dhe rërës u perkasin te gjitha grupmoshave, të rinj e të reja, fëmijë dhe moshave të treta. Ndonëse një fundjave e ngarkuar me rezultatet e zgjedhjeve vendore të 2011-ës, mesa duket shumë prej tyre kanë zgjedhur të kalojnë një ditë të qetë nën çadrat verore dhe shezllonet e rehatshme.
Ndonëse mund të konsiderohet ende heret, tashmë janë vërejtur edhe plazhistët e parë në Durrës, duke thyer kështu edhe “akullin” e sezonit dimërorë, duke sinjalizuar në një farë mënyre edhe ardhjen e verës. Tashmë nuk ka më pallto, xhupa dhe shalle të leshta, por vetëm veshje të holla dhe bikini në breg të detit. Tashme mund te themi te sigurt, eshte koha për plazh.