E Shtunë, 31 Tetor 2026

Winslet prezanton veshjet e "St. John"

Nga Express më 14 maj 2011 në ora 17:12

Fituesja e çmimit Oskar, Kate Winslet, është zgjedhur për fytyrë të re të markës së modës "St. John", e specializuar për trikotazh të femrave, shkruan revista “US Weekly”.

Drejtori kreativ i kompanisë, George Sharp, ka thënë se aktorja 35-vjeçare është zgjedhje e përkryer për reklamën e re të kompanisë të kësaj shtëpie.

“Ajo është grua e bukur dhe karrierë të jashtëzakonshme dhe njëra nga aktoret më të çmuara të gjeneratës së saj. Ajo është mënyrë moderne dhe autentike të përfaqësojë stilin e grave të St. John”, ka thënë Sharp.

Në njërën nga fotografitë e kampanjës vjeshtore, aktorja pozon në veshje të zezë, ndërsa nga aksesorët ka dorëzën e zezë prej lëkure dhe gjerdanin. Kate në fotografinë tjetër qëndron ulur. Ajo ka fituar Oskarin për rolin në filmin “Lexuesi”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›