Rihanna e Brown serish komunikojnë përmes “Twitter”-it

E kishte rrahur një herë mirë e mirë, sa kishte bërë gati për spital. Por, dy vjet më vonë nisin të komunikojnë serish.
Pas ndarjes nuk kishte pasur aspak komunikim ndërmjet Rihannas dhe Chris Brown. Atëherë këngëtarja 23-vjeçare vendosi që një numër të përcjellësve të saj në “Twitter” të fillojë t’i përcjellë edhe Chris Brown.
Incidenti që kishte ndarë çiftin kishte ndodhur në vitin 2009, një natë para ndarjes së çmimit Gremi. Atëherë Chris sulmoi fizikisht Rihannan, të cilën me këtë rast e kishte ngulfatur dhe maltretuar.
Ai ishte arrestuar disa orë pas incidentit të 8 shkurtit, me akuzën se kishte rrahur të dashurën e vet.
Rihanna është dashur të anulojë disa evenimente të veta, përfshirë edhe pjesëmarrjen e saj në ndarjen e shpërblimeve Gremi dhe ka kërkuar edhe ndihmën e kirurgut plastik, për të evituar të gjitha pasojat e maltretimit fizik.