E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon protesta kundër amnistisë, pritet të vazhdojë gjithë natën

Disponimi qytetar kundër projektligjit për amnistinë po shprehet në shesh. Pas tubimit në ora 19:00 ku qytetarët ishin mbledhur duke u pajtuar se ky ligj duhet të kundërshtohet pasi në Kuvend mendohet se i ka votat e shumicës së deputetëve, një grup qytetarësh kanë vendosur që të rrinë gjithë natën para Kuvendit si formë e protestës për ta kundërshtuar këtë projekt ligj.

Ta kalojë natën aty, e vendosi Fisnik Ismaili e cili e bëri këtë vendim publik në rrjetin social Facebook. Pas minuta pas këtij publikimi, Fisi është i shoqëruar me rreth 20 njerëz.

“Unë kam dalë para hymjes së Kuvendit të Kosovës edhe nuk e kam ndërmend me lëvizë. Sonte kam me fjetë qetu, sepse po due me protestue jo vetëm kundër miratimit të Projektligjit për Amnisti (falje) të kriminelëve, por kundër po të njajtëve kriminelë që ma shkatërruen vendin qe 14 vjet edhe tash po mundohen edhe nji herë me e shpëtue veç bothën e tyne, prapë në kurriz të qytetarit. S'po mërzitem hiç a vjen ti me e ba të njajtën, a jo. Për këtë sqarohu me ndërgjegjjen tande. Une me timen jam në paqe. Kush do me ardhë sonte me protestue para Kuvendit, ma së shumti që kam asht me ia qitë nji cigare edhe nji buzëqeshje”, kishte shkruar Ismajli në FB.



Deri tash projektligjin për amnisti e kanë kundërshtuar organizatat si: KDI, KIPRED, IKD si dhe qytetarët të cilët kanë paralajmëruar nesër protestë para Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›