E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt: Morsi është rrëzuar prej pushtetit

Pak minuta më parë kreu i Ushtrisë Egjiptiane ka deklaruar se Presidenti Muhamed Morsi nuk është më në pushtet. Udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane që provoi të sfidojë autoritetin e ushtrisë dhe protestat masive popullore mesa duket ka humbur në betejën për pushtet.

Morsi u zgjodh president, pas të ashtuquajturës Pranëverë Arabe, që rrëzoi diktatorin Mubarak. Mirëpo shumë shpejt, vetë Morsi dhe partia e tij u akuzuan për vendosjen e një regjimi të ri autoritar që injoronte vullnetin e pjesës tjetër të vendit.

Shkurtimi i lirisë së shprehjes dhe grumbullimit, një referendum I përshpejtuar për një Kushtetutë që i jepte shumë fuqi Morsit si dhe një rënie e mëtejshme e ekonomisë shtuan mërinë ndaj qeverisë në opinionin e vendit.

Mbështetja në dukje nga SHBA shtoi peshën e presionit të tij dhe u krahasua me ndihmën amerikane për Mubarakun. Departamenti i Shtetit ka deklaruar se përkundër aluzioneve në media, SHBA nuk mbështesin askënd në Egjipt përveçse atë që dëshiron populli egjiptian./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›