Rama Zgjedhjet e reja kerkese qe fiton terren cdo dite
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama flet pas takimeve ne Strasburg per situaten ne Shqiperi
TIRAN - Europa ka konsoliduar nje qendrim te ri te qarte dhe te unifikuar mes Komisionit Europian dhe te dyja aneve te spektrit politike ne PE Shqiperia eshte ne krize te thelle. Ky eshte mesazhi i dhene dje nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate nje bashkebisedimi me gazetaret pas vizites se zhvilluar ne Strasburg.
Nga ana tjeter ai nenvizoi se opozita nuk e ka konsideruar kurre si te vlefshem opsionin e bojkotit te zgjedhjeve vendore. Njekohesisht kryesocialisti lajmeroi qytetaret se te premten ne oren 1600 opozita do te rikthehet ne bulevardin Deshmoret e Kombit edhe ne emer te atyre qe u vrane ne 21 janar po edhe te atyre qe jane vrare me pare e per te cilet drejtesia seshte lene te beje drejtesi.
Rama nenvizoi se zgjedhjet e reja jane opsioni me i sigurt per nje dalje te plote nga kjo krize. Kerkesa per zgjedhje te reja eshte nje kerkese qe fiton cdo dite terren ne Shqiperi dhe fiton cdo dite terren ne gjirin e ketij populli qe detyrohet te jetoje perdite me te gjitha pasojat e regjimit te kusarise.
Nderkohe qe sigurisht nuk eshte nje kerkese e cila mund te shprehet si opsion nga institucionet nga vendet mike dhe nga partnere te vendit tone. Me tutje do te shohim sesi kjo kerkese do te fitoje terren dhe do te materializohet me zgjedhjet e reja te lira dhe te ndershme-deklaroi Rama.
Zv.Presidenti i Grupit Socialist dhe Demokrat ne PE i hodhi dje akuza te ashpra mazhorances per sulmet ndaj opozites
Severin Qeveria shqiptare nje diktature
STRASBURG - Zv.Presidenti i Grupit Socialist dhe Demokrat ne Parlamentin Europian Adrian Severin shprehu dje shqetesimin mbi ngercin ne vendin tone pas takimit te zhvilluar me kryetarin e PS Edi Rama. Severin theksoi se ne Shqiperi ka nje krize tw pazgjidhur ende e cila here pas here shperthen dhunshem. Nje nga shqetesimet kryesore te shprehura nga numri dy i grupit Socialist dhe Demokrat lidhet me reagimin e dhunshem te policise e te gardes kunder demonstruesve.
Sigurisht ne e kuptojme qe te gjitha demonstratat duhet te zhvillohen ne menyre paqesore por nga ana tjeter ne thjesht nuk mund ta pranojme idene se qeveria perdor municione luftarake per te sulmuar demonstruesit po ashtu dhe idene qe qeveria nuk u lejon prokuroreve te shqyrtojne keto ceshtje apo qe jep mesazhe qe i inkurajojne ata qe kryen aktet e dhunes duke i quajtur ata heronj te kombit nderkohe qe te tjeret quhen ashtu sic ndodh ne ish-diktaturat komuniste apo ato te se djathtes ekstreme bandite dhe jo njerez qe mbrojne te drejtat e tyre legjitime por njerez qe synojne nje grusht shteti-kritikoi qendrimin e mazhorances Adrian Severin.
Sipas tij reagimet e dhunshme dhe shtypja e demonstratave jane te papranueshme. Ai beri te ditur se jane marre informacione mbi vleresimin e Avokatit te Popullit per menyren sesi jane trajtuar njerezit e arrestuar.