Fillon punimet parlamenti i NATO-s, merr pjesë edhe Kosova
Që nga e premtja e deri të martën, në Berlin zhvillohet takimi i pranverës së Kuvendit Parlamentar të NATO-s. Presidenti gjerman, Hors Këhler, në fjalën e tij të hapjes tha ndër të tjera se bashkëpunimi global është gjithmonë e më shumë i nevojshëm, veçanërisht me partnerët jashtë NATO-s, para së gjithash me Rusinë. Parlamentarë nga 30 vende të ndryshme anëtare të NATO-s dhe vende të tjera po marrin pjesë në punimet e konferencës. Përveç një delegacioni nga parlamenti i Shqipërisë, aty marrin pjesë për herë të parë edhe përfaqësues nga parlamenti i Kosovës.