Nikolic: Do të ketë luftë nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë
Zv/presidenti i Partisë radikale serbe, Tomislav Nikolic është shprehur se nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën do të kemi luftë në Europë.
Në një intervistë për revistën Spiegel Online, Nikolic dha argumente lidhur me këtë por tha vetëm se duhen bërë bisedime me Bashkimin Europian.
Pyetjes se cfarë donte të thoshte me Bashkimin Europian, Nikolic ju përgjigj se BE nuk mund të vendosë për shumë kohë pa miratimin e Serbisë.
“Pse asnjë për Kosovën nuk ofroi zgjidhjen e Qipros? Qipro njihet si një vend, edhe pse pjesa veriore nuk ekziston. Ndihem sikur dikush më ka rrëmbyer. Tani BE kërkon të dërgojë një “Mision” si pushtues në Kosovë. Pse askush nuk e diskutoi këtë gjë me ne? Ndoshta ne do ta pranonim këtë mision bazuar në rezolutën 1224” – tha Nikolic.
Ndaj një komenti që thotë se politika serbe po e bën më të vështirë pozicionin e serbëve në Kosovë dhe se Kosova nuk do të jetë asnjëherë pjesë e Serbisë, Nikolic kundërshtoi duke thënë se Serbia nuk do të lejojë që Kosova të jetë pjesë e të gjitha organizatave botërore.
“Ju siguroj se do të ketë luftë në Europë dhe europa duhet ta pranojë këtë. Shumë vende në Europë dhe në mbarë botën nuk do ta njohin Kosovën vetëm për shkak të kësaj” – tha Nikolic.