Fillon regjimi i errësirës për Sarandën
SARANDË- Sezoni turistik në Sarandë thuajse ka përfunduar, e bashkë me të edhe koha e “artë” e dritave. Me përfundimin e sezonit, siç duketu “shkreh” edhe vemendja përt’i shërbyer qytetit për banorët e tij rezidentë të përhershëm. Pas ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike, mbrëmë qyteti kaloi një natë “black out”, ku mungesa totale e energjisë paralizoi gjithë veprimtaritë jetike. Asnjë llampë, qoftë edhe e ndriçimit publik nuk shihej gjëkundi. “Pas një vere pa probleme, kanë ardhursinjalet e para të një dimri problematik që po troket . Zhytja në errësirë e gjithë qytetit me orë të tëra , pikërisht në kohën kurqytetarëve ajo u duhet më shumë po na përgatit se dimri që poafrondo të karakterizohet nga netë krejtësisht të zeza , të vështira për t’u përballuar”,-thonë për “Shekullin” banorë të Sarandës. Gjeneratorët si komardare shpëtimi filluan “ këngën “ e tyre të zhurmshme . Interesimit të “Shekullit” për vendosjen e regjimit të errësirës në Sarandë, drejtuesit e elektrikut iu përgjigjen se ka patur një defekt , ku janë djegur kabllot tek 15 -katëshi dhe se ndërprerja zgjati aq sa u riparua defekti . Por a është garantuarfurnizimi me energji elektrike përperiudhën e dimrit, që është duke ardhur? Askush nuk mund t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje.