Aksidentohet për vdekje 60- vjeçari
LIBRAZHD-Një 60- vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident të regjistruar paraditen e së mërkurës në afërsi të fshatit Rrajcë, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Një mjet me targa EL 202 A, i drejtuar nga shtetasi Elidon Selita me banim në Elbasan ka përplasur 60 -veçarin Bektash Toçka me banim në Rrajcë. 60- vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin e Librazhdit, por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Burime nga policia rrugore bëjnë të ditur se viktima e aksidentit ka qenë duke ecur në rrugë kur është përplasur nga automjeti. Ende nuk është përcaktuar nëse ai ka tentuar të kalojë në anën tjetër por drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. Selita është shoqëruar për në komisariatin e Librazhdit. Dyshohet se mjeti i aksidentit ka qënë në një shpejtësi tej normave të lejuara. Nga ana e grupit hetimor janë verifikuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe pritet që ndaj drejtuesit të nisë procedimi penal për shkelje të rregullave të qarkullimit.