Film 3D në Kino ABC

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e kompanisë Genci, e cila administron me kinemanë ABC. Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se në Kinemanë ABC ka filluar të instalohet komplet teknika tredimensionale. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj jave nuk do të ketë shfaqje të filmave të tjerë.
“Gjate kësaj jave (nga dita e hënë, 16 korrik) në Kinemanë ABC nuk do të ketë shfaqje të filmave për shkak se KDSHF ‘Genci’ – Kinemaja ABC – pasi që ka premtuar se do ta realizojë projektin për shfaqjen e filmave në 3D, është duke bërë përpjekje maksimale që këtë premtim ta realizojë brenda kësaj jave. Filmi i parë që do të shfaqet në 3D është filmi ‘The Amazing Spiderman’”, thuhet në komunikatë. Ndërkaq, shumë shpejt do të jepet njoftimi edhe për datën e premierës.