E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka miqësi ndërmjet Rosellit e Perezit

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka thënë në një intervistë për ‘Ara’ se nuk është mik me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

“Nuk jam shok me Florentinon. Unë kam 4-5 shokë në jetën time, jo më shumë”, ka thënë kreu i klubit katalunas.

Siç dihet, Barça dhe Reali janë armiq të përbetuar dhe kjo shihet edhe në deklaratat e akterëve të këtyre dy skuadrave.

Kjo nuk është hera e parë që Rosell del me disa deklarata kontroverse këtë javë, pasi e konsideroi sezonin e kaluar të çuditshëm, kur skuadra e tij përfundoi e dyta, prapa Realit. 48 vjeçari konfirmoi se katalunasit nuk do të ndryshojnë stilin e tyre të lojës, përkundër humbjes së titullit të kampionit.

“Ne do të vazhdojmë me ritëm të njëjtë dhe nuk na intereson se çka bëjnë kundërshtarët tanë”, shtoi ai. Rosell e pranon se, të qenit president i njërin prej klubeve më të mëdha në botë, është një presion, por që deri tash e ka përballuar me sukses.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›