E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja ndalon librin komik

Nga Express më 05 maj 2011 në ora 09:34

Angelina Jolie ja ka ndaluar fëmijëve të saj leximin e librave komik ku ajo është personazh kryesor.

Jolie ja ka ndaluar fëmijëve leximin e librit “Female Force: Angelina Jolie – një libër ky komik që flet për nënën si një superstar.

Publikimi 32 faqesh është i fokusuar në karrierën e Jolie, jetën e familjes së saj dhe aktivitetet humanitare, por po ashtu paraqet edhe shijet e saj jokonvencionale të jetës dhe ka shprehje eksplicite për seksin që ajo ka bërë më parë dhe tani me Brad Pitt.

“Ajo mendon se nuk është momenti i duhur që fëmijët ta lexojnë tani librin”, tha një burim për tabloidin, National Enquirer.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›