Hajdutit i ranë pantallonat, u rrëzua dhe theu birrat
Kamerat e sigurisë para një dyqani në Florida xhiruan ndoshta tentim vjedhjen më të dështuar të të gjitha kohërave.
Një plaçkitës anonim vrapoi me disa birra drejt makinës kur i ranë pantallonat, të cilat ia ngatërruan këmbët.
Hajduti i pafat u rrëzua në tokë duke thyer birrat që i kishte vjedhur. Arriti të ngrihej disi dhe të futej në makinën e cila e priste jashtë.