Filmi Klitschko vellezerit me te famshem boksiere

Ata janë vëllezërit më të famshëm të boksit botëror, ndërsa janë shkëputur për vetëm pak kohë nga ringu për të përjetësuar karrierën e tyre të shkëlqyer në një film. Gjithsesi në premierën e filmit ka marrë pjesë vetëm vëllai i madh Vitaly, i cili mban dhe titullin kampion bote në peshat e rënda në federatën WBC.
Boksieri 39-vjeçar pozoi në tapetin e kuq bashkë me trajnerin Fritz Sdunek, ndërsa sqaroi se vëllai i tij Vladimir nuk mund të shkëpqutej nga stërvitja, pasi po përgatit përballjen e rëndësishme kundër rivalit të tij më të fortë David Haye. Filmi “Klitschko” i kushtohet jetën të dy boksierëvë më të mirë të kohëve të fundit, duke nisur nga fëmijëria e tyre në Ukrainë, suksesin në boksin amator dhe më pas emigrimi në Gjermani ku dhe ngjitën majat e boksit profesionist.
Filmi nuk bazohet vetëm te suksesi, por dhe te humbjet e dy sportistëve si dhe te seancat stërvitore të tyre që shumë pak njerëz i kanë parë deri tani. Vitaly dhe Vladimir Klitschko janë dy nga boksierët më të mirë jo vetëm të dekadës së fundit, ndërsa vëllai më i vogël mban titullin kampion në tre federatat më të mëdha të boksit boksit botëror WBO, IBF and IBO.
Nertan Prifti