E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksodi sirian zyrtaret u bejne thirrje per kthim

Siria ka bërë thirrje popullit të Jisr-Shughour për t'u kthyer në qytet, tre ditë pas një sulmi të ushtrisë për të rivendosr kontrollin e qeverisë aty.  Zyrtarët thanë se qyteti ishte kthyer në normalitet, por njësitë e ushtrisë ishin ende duke ndjekur "militantët" nëpër kodrat përreth.

Në të njëjtën kohë, trupat dhe tanket janë raportuar të jenë mbledhur për një sulm në qytetin e Maarat-Numan al.  Presidenti Bashar al-Asad është duke u përballur me kërcënimin më të rënda në 40-vjet dinasti në pushtet. Trazirat e para shpërthyen në jug e tani janë  shtrirë edhe në veri, në afërsi të kufirit me Turqinë, ndërsa kërcënojnë të përhapen në lindje në kufi me Irakun.

Më shumë se 8.000 Sirianë kanë ikur nga drejt Turqisë javën e fundit për t’u shpëtuar operacioneve ushtarake, të cilat qeveria thotë se kanë për qëllim eliminimin e "grupeve të armatosura".  Njësitë ushtarakë vazhdimisht ndërmarrin kontrolle për të kapur ato që i quajnë  "mbeturinat e organizatave të armatosura terroriste”.

Ndërkohë në kufi me Turqinë, eksodi vazhdon dhe në kampet e pritjes refugjatët protestojnë kundër regjimit të Bashar al Assad. Siria reagoi me zemërim ndaj deklaratave kritike të shefi i Lidhjes Arabe, Amr Musa's, që e përshkroi situatën në Siri, si "të rrezikshme dhe shqetësuese".

Ai shprehu shqetësim në lidhje me numrin e madh të vdekjeve të raportuara dhe largimin e refugjatëve për në Turqi.  OKB thotë se më shumë se 10.000 njerëz kanë ikur në vendet fqinje dhe grupe të të drejtave të njeriut thonë se numri i përgjithshëm i të vdekurve është 1.297 civilë dhe 340 anëtarë të forcave të sigurisë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›