E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi Miral ndan hebrenjte ne Shtetet e Bashkuara

Miral nje film i ri i regjisorit te njohur Julian Schnabel bazohet ne nje liber te shkrimtares palestineze Rula Jebreal. Ai eshte kronologjia e jetes se kater grave palestineze nga viti 1948 kur u krijua shteti i Izraelit deri ne vitet 1990. Permes kater grave dhe vecanerisht Miralit me te rese filmi tregon historine e konfliktit izraelito-palestinez. Regjisori Julian Schnabel nje hebre-amerikan e shikon kete konflikt permes syve palestineze dhe kjo ka nxitur nje debat te fuqishem mes hebrenjve ne Amerike.

Hind al-Husseini eshte nje palestineze e shtreses se larte. Ne vitin 1948 ajo themeloi nje shkolle ne Jeruzalem per te strehuar vajza palestineze prinderit e te cilave ishin vrare ne konfliktin per token. Hind eshte nje nga kater vajzat qe paraqiten ne kete film.

Miral eshte me e vecanta nga te katra. Ajo u rrit ne nje shkolle ne vitet 1980 dhe ne fillim te viteve 90 gjate kryengritjes se pare palestineze ndaj pushtimit izraelit ne Bregun Perendimor.

Historia bazohet ne romanin gjysem-autobiografik te Rula Jebreal e cila eshte skenariste e filmit. Ajo thote se Miral perfaqeson te verteten e shtypjes izraelite te palestinezeve qe nga viti 1948.

Nuk eshte se ndodhi dhe mbaroi. Ajo po ndodh edhe sot. Mirali nuk jam me une pasi une ika dhe ndertova jeten time. Por ajo perfaqeson shume vajza qe jane ende atje. Ato vazhdojne te perballen me te njejten shtypje me te njejtin racizem dhe ne se kam patur ndonjehere nje moment shprese ishte marreveshja e paqes ne vitin 1993. Por ajo shprese u vra u shkaterrua.

Qeveria izraelite nuk ka komentuar per filmin por kundershton vendimin per ta organizuar premieren ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Disa grupe hebraike thane se filmi e paraqet Izraelin ne drite negative.

Julian Schnabel artist dhe fitues i cmimeve per regjizure thote se nuk e shqeteson kritika.

I ulur ne karrigen e regjisorit ne Zerin e Amerikes ai shpjegon arsyen.

E kuptova ne fillim te ketij procesi se filmi do te sillte kete lloj reagimi pasi nuk ka patur asnjehere nje film te realizuar ne Shtetet e Bashkuara nga nje regjisor hebre-amerikan rreth nje vajze palestineze dhe pikepamjeve te saj.

Sigurisht qe ka nje dialog qe duhet te zhvillohet mes komunitetit hebraik ne Shtetet e Bashkuara si dhe ne Izrael pasi duhet ta zgjidhim kete problem.

Schnabel thote se megjithese filmi ka ngjallur debat mes hebrejve amerikane palestinezet dhe izraelitet ndajne nje shqetesim te perbashket.

Asnje prej tyre nuk eshte i sigurt se femijet e tyre do te kthehen nga shkolla ne fund te dites ne se nje terrorist do te kryeje nje shperthim apo nese nje plumb do te godase femijet nga nje ushtar i frikesuar ne territoret e pushtuara.

Kinematografia e Schnabelit pasqyron emocione te fuqishme. Personazhet sjellin ne film shoqerine e larmishme dhe komplekse palestineze. Ata jane pacifiste militante apo te guximshem.

Fatkeqesisht dialogu eshte i thjeshte dhe personazheve u mungon kompleksiteti.

Filmi perfundon me Marreveshjen e Oslos ne vitin 1993 qe krijoi nje rruge per krijimin e shtetit palestinez.

Ne film Hind al Husseini themeluesja e shkolles i thote Miralit se nuk e ka menduar se krijimi i shtetit palestinez do te ndodhe nje dite. Ajo dite eshte ende larg.

Schnabel thote se konflikti i vazhdueshem e ben filmin e tij edhe me te kohes.

Duhet te kuptojme te tjeret. Kjo eshte arsyeja qe realizova kete film nga pikepamja e te tjereve.

Duke e perqendruar veshtrimin ai tregon se si njerezit ne Egjipt dhe Tunizi kerkuan paqesisht ndryshim. Ai shpreson qe filmi i tij te ngjalle nje debat qe do te ndihmonte te sillte paqen dhe bashkekzistencen mes palestinezeve dhe izraeliteve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›