Karlos Kruz-Diez nje artist qe perdor driten per te mahnitur vizitoret

Artisti Karlos Kruz-Diez u lind dhe u rrit ne Karakas te Venezueles por ka kaluar gjysmen e jetes se tij 87 vjecare ne Paris. Atje ai ka krijuar nje numer te madh admiruesish per vepra qe sfidojne idene tone per ngjyrat. Veprat e tij te mbushura me iluzion po shfaqen ne nje ekspozite ne Muzeun e Artit ne Hjuston.
Te hysh ne boten e Karlos Kruz-Diezit eshte nje sfide por edhe kenaqesi per syrin.
Ketu shpjegon artisti ngjyra e drites duket se ndryshon ndersa kalon prane.
Kjo eshte nje ngopje kromoje. Synimi eshte qe te perftosh ngjyre pa forme. Ketu hyn ne nje perceptim te paster.
Kamera nuk mund te regjistroje te gjitha ndryshimet e ngjyrave ketu sepse sic shpjegon artisti ato jane prodhuar nga shikimi i syrit.
Kur sheh vetem nje frekuence drite eshte shqetesuese dhe syri perpiqet te pershtatet me kete eksperience. Dhe gjate procesit shfaqen tone te ndryshme qe nuk ekzistojne ne vend.
Ne nje nga sallat e tjera Cruz-Diez perdor driten dhe strukturen per ta kthyer shikuesin ne pjese te artit.
Shume vepra te tjera perdorin struktura te thjeshta plastike dhe materiale te tjera monokromatike per te krijuar pershtypjen e ndryshimit te ngjyrave.
Cruz-Diez thote se do qe ta sfidoje idene qe njerezit kane per ngjyren dhe te shfaqe thelbin e saj.
E gjithe puna ime eshte produkt i nje reklektimi te gjate per te percjelle nje ide tjeter per boten e ngjyrave.
Njerezit qe vizitonin ekspoziten kishin interpretimet e tyre. Shume prej tyre ishin mahnitur nga menyra sesi artisti perdorte materiale per te dhene iluzionin e ndryshimit te ngjyres.
Ky vizitor nga Meksika i pa veprat nga nje perspektive latino-amerikane.
Ka shume ngjyra te forta si roze portokalli e kuqe ngjyra qe lidhen me traditen parahispanike.
Arkitektet dhe ata qe punojne ne industrine e dizenjos i pelqejne vecanerisht keto vepra. Si per shembull Elaine.
Sic mund ta shihni kombinimi eshte mjaft i mprehte. Ai ka perdorur materiale te ndryshme ka perdorur kendet per te bllokuar rrezen e shikimit per te krijuar iluzione te ndryshme. Disa here edhe arkitektet e bejne kete. Prandaj kjo eshte frymezuese per arkitekturen.
Ne shume nga veprat e Cruz-Diezit ka levizje prandaj ai njihet si artist kinetik. Por ne shumicen e rasteve eshte levizja e shikuesit qe e perfton ndryshimin.
Ekspozita e quajtur Ngjyra ne Hapesire dhe Kohe do te jete e hapur ne Hjuston deri me 4 korrik.