Filmi Of God and Men pershkruan jeten e nje grupi murgjish ne Algjeri

Nje film qe i kushtohet jetes dhe vdjekjes se tmerrshme te murgjve franceze te Manastirit Cistercian ne Algjeri ne vitin 1996 po ndiqet me shume interes ne kinemate franceze dhe tani ai po shfaqet ne vende te tjera te botes. Filmi Of Gods and Men Kushtuar zoterve dhe njerezve i producentit francez Xavier Beauvois bazuar tek nje histori e vertete u nderua me cmimin kryesor Grand Prix ne festivalin e Kanes ne maj te vitit te kaluar. Skenari pershkruan ditet e fundit te nje grupi te vogel murgjish katolike franceze ne Algjeri. Gjate shtimit e dhunes islamike ne vend murgjit u ndodhen para nje dileme a duhet te largoheshin nga vendi apo te qendronin dhe te merrnin mbi vete rrezikun qe mund edhe te vriteshin. Filmi perqendrohet tek shpirti dhe zgjedhjet per jete a vdekje qe ben njeriu
Kur Algjeria perfshihet nga ndjenjat e fondamentalizmi islamik murgjit katolike ne nje manastir te vogel gjenden perballe dilemes duhet te rrine apo te largohen. I gjithe subjekti ka te beje me dilemen e tyre.
Subjekti shtjellohet ngadale por me nentekst te qarte. Dialogu shoqerohet me pauza te gjata. Kjo refleton nje fryme meditimi. Sfondi i zymte aludon per nje jete te dedikuar ndaj sakrificave. Kamera fokusohet tek fytyrat e murgjve gjate persiatjeve te tyre mbi jeten dhe vdekjen.
Ndersa radikalet islamike hyjne me force ne manastir duke kerkuar ilace skenari intensifikohet duke avancuar drejt asaj qe duket se eshte e paevitueshme. Murgu Christian drejtuesi i manastirit i qendron vendimit te tij.
Historia eshte nje paralelizem me oret e fundit te jetes se Jezu Krishtit. Ndersa murgjit e braktisin veten me besimin tek Zoti shefi i policise lokale nuk merr pergjegjesi per ate cka do ti ndodhe atyre.
Murgjit kthehen ne manastir dhe presin me qetesi per ate qe do te ndodhe.
Megjithese historia e nje tragjedie filmi Of Gods and Men eshte njekohesisht edhe himn per vendosmerine njerezore dhe besimin.
Kamera ndalet tek fytyrat e murgjve duke i fiksuar ata gjate nje meditimi te thelle si nje veper e piktoreve holandeze. Trupa e aktoreve eshte e mrekullueshme. Filmi pershkohet nga momente dramatike dhe le mbresa te thella tek shikuesit.