E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turbullirat e Parisit ne Tirane

Natyra dhe veprat e krijuara nga dora e njeriut jane bere objekt i pikturave dhe vizatimeve te Arben Golemit ne ekspoziten Trouble Trazira turbullira qe do te eindroe e hapur deri me 16 prill ne galerine Kledio. Jane perjetime personale te hedhura ne leter me laps e karbon.

Ne rreth 20 vizatime te realizuara dy vitet e fundit objekt frymezimi jane bere shkurret korijet e pemeve gjembacet pylli era qe fryn. Golemi e ka shtyre kerkimin edhe ne qytetet e medha. Ka ndjere fuqine e perballjes me vlerat arkitekturore te nje qyteti si Parisi dhe ka hedhur ne leter impresione nga perballja me katedralen Notre Dame Operen e Parisit muzeun e Luvrit me skulpturen Mendimtari te Rodenit.

Fillon ne menyre te paster e te ndjeshme te pelqesh arritjet qe kane bere te tjeret ku pershihet peizazhi ndertimet arkitektura tregon Golemi per kete proces tjetersimi qe ka ndodhur brenda tij.

Piktori dhe arkitekti Arben Golemi e ka quajtur Trouble kete prezantim te krijimtarise se tij i ndikuar nga turbullira e kohes qe po jeton. Bashke me vizatimet Golemi sjell edhe 6 piktura te teknikes mikse mbi kanavace me titull Vibrim Arkitekture Harmoniumet e Pyllit dhe tre pune me titull Katedralja e Rejmsit. Ne nje interviste per Shekullin ai flet per rendesine e njohjes se vizatimit ne pervojen dhe sidomos per artistet e rinj qe nuk duhet ti largohen metodave klasike te formimit.

Z. Golemi jeni kthyer te vizatimi apo keto pune jane pjese e procesit te perhershem te punes suaj
Nuk diskutohet qe jane pjese e nje procesi por jane edhe nje forme proteste ndaj metodes se te mesuarit te vizatimit qe sot po neglizhohet ne te gjitha nivelet e mesimdhenies duke u justifikuar me tendencat e reja. Si pasoje e kesaj nje pjese e mire e talenteve humbin nje pjese e atyre qe studiojne per art mesohen keq Gjithsesi kemi rezultate te dobeta madje edhe keqkuptime.

E keni fjalen per mesimet qe merren ne Akademine e Arteve
Per te gjitha nivelet e mesimdhenies ne Lice dhe Akademine e Arteve. Per fat te keq vazhdohet qe te keqkuptohen tendencat e reja te zhvillimit te artit. Ata te rinj qe me pas do te jene njerez te artit qe te behen piktore te mire duhet qe te mesohen mire. Te kuptojne qe gjerat behen me pune dhe nuk behen vetem duke u mbeshtetur te teknologjia duke neglizhuar ato qe jane zona bazike e artit.

Duhet te kthehemi te mesimi i vertete te metodat klasike te mesimit te artit dhe te mos biem pre e keqkuptimeve te njerezve qe harxhojne shume pak kohe per artin dhe qe propogandojne idete e reja ne kurriz te zhvillimit te vertete.

Te kthehemi te vizatimet tuaja te frymezimet e para gjembacet pemet era qe fryn...
Nuk jam nje piktor i cili do qe te pasqyroje ne vepren e tij probleme te perditshme probleme te kohes. Ekspozita nuk ka te beje me keto tema. Ketu prezantohen perjetime piktorike te miat qe kane te bejne me Parisin. shte nje proces fare i thjeshte dhe fare normal i krijimit.

Ju mendoni se nje artist duhet te jete i distancuar nga probleme te kohes se tij
Jo aspak. Une jam arkitekt dhe jam i lidhur me probleme zhvillimit te arkitektures. Kjo eshte nje nga temat me te rrahura te dites por kjo ekspozite nuk ka lidhje me te. Ka nje moment qe kur del nga e perditshmja dhe shkon ne nje vend tjeter Rome Paris Nju-Jork te ndodh nje proces tjetersimi.

fare ndodh konkretisht
Fillon ne menyre te paster e te ndjeshme te pelqesh arritjet qe kane bere te tjeret ku pershihet peizazhi ndertimet arkitektura. Fillon te pelqen pylli duke harruar qe Shqiperia ka pyje te mrekullueshem. Por ne i kemi izoluar pyjet dhe kur duam te shkojme eshte shume e veshtire sepse nuk ka rruge. Kur shkon neper keto vende fillon te mendosh lirshem per ate qe shikon. Kjo ndodhi me te gjitha vizatimet. Ne kete ekspozite une kam sjelle vizatime qe jane bere balle per balle objektit.

Nuk jane ato variante qe i abstragoj i bej disa here dhe i kthej ne grafika. Pershembull Mendimtarin e Rodenit e kam bere ne Orsej. Kur hyn ne muzeume te ketij niveli apo sic eshte Luvri perballesh me vleren. Aty fillon mendon per veten. Mendon se ku jeton ku jeton familja jote kush do te jete e ardhmja e familjes tende dhe femijeve te tu. Ironia eshte qe ne shume raste ndihesh keq ne vend qe te ndihesh mire.

Po per artin tend a mendon ne ate moment
Mendoj qe si per vete ashtu edhe per shume miqte e mi jane zene rruget per te ekspozuar punet tona dhe per te jetuar si njerez sic jeton gjysma e piktoreve te botes.

Arkitektura e qyteteve ka qene shpesh ne fokus te artit tuaj por kete here e keni fokusuar kerkimin te Parisi...
Jam nje njeri i dhene pas vlerave te arkitektures. Nuk mund te jem nje turist i thjeshte ne Paris qe shkon me nje guide turistike per te pare Kullen Eifel Luvrin dhe kaq. Jam nje kerkues dhe perzgjedh. Mendoj qe sa me i formuar dhe i kulturuar te jete njeriu aq me shume ka te drejten e kenaqesise dhe te eksplorimit. Parisi eshte nje qytet teper i dashur inkurajues.

Po te bejme nje krahasim midis Parisit dhe Madridit per pikturen flas jo per arkitekturen ne Paris ndihesh i lumtur kur shikon nga te gjithe pikturat e botes dhe del i frymezuar me faktin qe mund te behesh nje piktor i madh dhe shume i mire. Kur shkon ne Madrid dhe pasi ke pare El Pradon mbasi ke ndjere prezencen e te gjithe piktoreve spanjolle qe ne emerimin e rrugeve kur iken nga Madridi largohesh me idene cme duhet qe merrem me pikture.

Ka qytete te dashur dhe te tjere qe te bejne te reflektosh. Perballja me vlerat eshte nje perballje e rendesishme qe nuk e neglizhon dot. Sa me i kulturuar te jesh aq me e forte eshte perballja. Ne ato momente ne menyre te menjehershme ti mendon per krijimtarine tende per mundesite qe ke.

Perse i ke kushtuar tre punet e tua ne pikture Katedrales se Rejmsit

Jam i apasionuar pas arkitektures gotike. Po kjo lidhet edhe me formimin. Arkitekti i njohur Le Corbusier ka thene qe eshte veshtire te behesh arkitekt pa pare Partenonin. Jane ca gjera qe nuk mesohen thjesht nepermjet letrave duhen pare. Notre Dame de Paris eshte nje veper qe te krijon emocion. Perballe saj je i detyruar te reflektosh ta respektosh dhe pa dyshim je nen efektin e nje inspirimi absolut. Kryeveprat te inspirojne. Po ashtu ndihesh perballe Mendimtarit te Rodenit atij njeriu te ulur qe rri e mendon.

Me pa te drejte ekspozita mban titullin e nje pikture kur ketu dominojme vizatimet. Perse eshte titulluar Turbull
Jetojme nje moment te mungeses se vendimmarrjes. Jemi ne nje kohe te turbullt per menyren sesi po zhvillohet politika ekonomia dhe jeta ne kete vend. Ne kete mes jemi edhe ne qe pretendojme te bejme art. Veprat e rendesishme nuk mund te behen pa mundesite ekonomike.

Shteti nuk te jep porosi sic ka dhene gjithe bota qe ne kohen e mbreterve dhe sic japin te gjitha vendet e botes porosi te rendesishme per ngjarje te rendesishme kombetare per krijimin e veprave monumentale etj. Nje pjese e artisteve jetojne ne studio mizerabel nuk behet asgje per te pasur mundesi te reja. Vecanerisht artistet e rinj e kane te veshtire te ambientohen dhe te krijojne vepra ne kete situate ku luftohet per buken e gojes. Koha eshte Turbull.

Ne kete turbullire mungojne edhe kritiket Si ndikon kjo te artisti
Kritikat e artit nuk behen thjesht nga institucione pa emer as nga kuratoret e vetequajtur te GKA-se ata jane specialiste por behet nga kritika. Kur del ne faqen e pare te Nju-Jork Times te nesermen je nje artist i pasur sepse ke vlera per te cilat paguhesh. Ketu mund te dalesh neper qind gazeta revista dhe mund te jesh po aq i varfer ndoshta akoma me i varfer. Ky eshte ndryshimi.

mimet e puneve tuaja fillojne nga 1000 euro deri ne 18.000 euro Keni besim se do te shisni
mimet e ekspozitave te mia jane nje sfide ndaj ketij realiteti ku ne jetojme. Une do ve cmimet qe ve ne te gjitha vendet e botes ku ekspozoj. Nuk kam cmime per Shqiperine. Sa here qe te kemi kete mentalitet qe ti bejme gjerat ndryshe sepse jemi ne Shqiperi ne do gabojme pa dyshim.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›