E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie shkalla e papunesise ne Shtetet e Bashkuara

eshtja e vendeve te punes eshte permiresuar per shume amerikane. Punedhenesve private u takon merita kryesore pasi kane shtuar gjithsej 216 mije vende te reja pune ne muajin mars.

Komisioneri i statistikave te punesimit Kith Holl thote se ky eshte muaji i dyte me radhe qe ekonomise i shtohen 200 mije vende pune.

Per me teper se dy muaj kemi shenuar rritje te vazhdueshme. Ka patur nje shtim prej 135 deri ne 140 mije vende qe me pare. Por ne dy muajt e fundit duke se ka pasur rritje edhe me te madhe.

Shkalla e papunesise ne vend eshte tani ne 88 perqind nga 98 qe ishte ne dhjetor. Kjo eshte renia me e theksuar brenda kater muajve ne gati 30 vjet. Gjate vizites se tij ne zyrat e kompanise postare te dergimit te mallrave UPS ne Merilend Presidenti Barak Obama me shaka se shtimi i vendeve te punes me shume se ceshte pritur tregon se do te kete me shume mallra per tu cuar me poste. Por ai beri nje verejtje me serioze duke thene se krijimi i vendeve te punes mbetet perparesia kryesore e administrates.

Nuk do te kenaqem derisa cdo amerikan qe deshiron nje vend te mire te pune ta gjeje ate dhe derisa cdo amerikan te kete mundesi te jetesoje endrren amerikane. Po perqendrohemi ne kete dhe po perpiqemi pikerisht per kete.

Ne bursen e Nju Jorkut investitoret po ashtu u perqendruan ne vendet e reja te punes qe kane shkaktuar ngritjen e aksioneve. Me shtimin e prodhimit vendor dhe te eksporteve analistet thone se kompanite kane gjasa te marrin me shume punetore ne pune. Kryeshefi i prodhuesit te avioneve Boeing Xhim Meknerni thote se kompania e tij eshte ne mesin e atyre qe planifikojne te zgjerohen.

Besoj se kompanite e medha shumekombeshe perfshire kompanine Boeing do te shtojne vende te reja te punes. Do te hapim disa mijera vende pune kete vit per te zgjeruar anen komerciale te biznesit tone.

Republikanet e mirepriten shtimin e vendeve te punes. Por kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bejner thote se politikat e administrates po rrisin pasigurine ekonomike.

shte e qarte se duhet te shkurtojme shpenzimet. Duhet te nderpresim rregullimet e panevojshme ti japim fund kercenimit per rritjen e taksave dhe te miratojme projektligjet per tregtine qe po presin ne radhe. Keto jane shtyllat e planit republikan qe do te krijoje vende pune ne Amerike.

Megjithe hapjen e vendeve te reja te punes rreth 13 milione e gjysem amerikane jane akoma te papune. Kjo shifer eshte dy here me e madhe se cishte kur filloi recesioni ne dhjetor 2007.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›