E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi Skenderbeu ne kinema

Pas 59 vitesh pas shfaqjes së tij të parë vjen në kinema filmi historik shqiptar “Skënderbeu,”. Versioni i ri i filmit mishërohet nëpërmjet zërave si Rikard Ljarja në zërin e Skënderbeut, Roza Anagnosti në zërin e Donikës
Mund t’ju tingëllojë ndryshe, nga sa jeni mësuar, por ky është version i ri i Skëndërbeut, mishëruar nga zëri i aktorit Rikard Larja.

Filmi i njohur shiqptar “Skënderbeu” 59 vite pasi u prodhua dhe fitoi dy palma në Festivalin e Kanës rikthehet në ekranin e madh të kinemasë. Pas një procesi restaurimi në Itali, cilësia e pelikulës është përmirësuar ndjeshëm, përfshi ngjyrat dhe efektet zanore. Gjithashtu muzika e kompozuar nga Cesk Zadeja është riluajtur me aparatura bashkëkohore, duke e bërë më të gjallë kolonën zanore të filmit.
Në versionin e ri të filmit interpretojnë nëpërmjet zërave aktorë si Rikard Ljarja në zërin e Skënderbeut, Roza Anagnosti në zërin e Donikës, por edhe aktorë të tjerë si Robert Ndrenika e Monika Lubonja.

Sipas realizuesve të restaurimit dhe regjisorit Piro Milkani, me këtë ndërhyrje është arritur jetëgjatësia e filmitedhe per 100 vite të tjera. Megjithatë filmi me komponentët e rinj nuk zbeh aspak versionin origjinal.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›