Egjipt me mijera kunder presidentit

Me mijëra egjiptianë u mblodhën mbrëmjen e djeshme para pallatit presidencial në Kajro kundër presidentit Mohamed Morsi. Ata kundërshtojnë projekt-kushtetutën e propozuar prej tij, por edhe për dekretin që i jep kompetenca të zgjeruara.
BBC raporton për përleshje të ashpra mes manifestuesve dhe forcave të shumta të policisë që kishin rrethuar godinën presidenciale.
Protestuesit hodhën gurë, bomba molotov dhe sende të tjera të forta në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës, ujë-hedhës dhe shkopinj gome.
Autoritetet e shëndetësisë raportojnë për mbi 50 të plagosur.