E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet autori i plagosjeve

Djali i dyte i familjes Çupi ne Ungrej te Lezhës hakmerret per nenen dhe vëllain e tij qe u plagosen nga i ati. 

Sajmiri 24 vjeç qëlloi ne gjoks me qyte te pistoletes 62 vjeçarin Mark Çupi, i cili humbi jetën ne spital. 

Çupi mbrëmjen e se martës plagosi me arme zjarri gruan e tij Marten 53 vjeçe dhe te birin 27 vjeçar Astritin. Te dy keta persona ndodhen ne spitalin e Lezhës. 

Autori u be viktime e hakmarrjes se djalit tjetër, i cili e ndodhej aty momentin e plagosjeve.. 
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive banale ne konflikt e sipër. 

Viktima njihej si njeri agresiv e alkolist dhe shpesh dhunonte pjesëtaret e familjes se tij. 
Policia e Lezhës ka arrestuar autorin 24 vjeçar dhe po punon për zbardhjen e plote te ngjarjes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›