E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi anti-islamik, sauditët bllokojnë YouTube

Arabia Saudite ka kërkuar nga YouTube bllokimin e videos anti-islamike.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve njoftoi se mbretëria ka dërguar një kërkesë në Google, që ka në pronësi edhe YouTube, për të “fshehur” të gjitha lidhjet që përmbajnë videon, e cila është prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe që tallimn profetin Muhamed.

Google ka bllokuar shfaqjen e videos në Libi dhe Egjipt pas dhunës së atjeshme, si dhe në Indonezi dhe Indi, meqënëse video shkel ligjet në ato vende, por ende nuk i ka kthyer një përgjigje Arabisë Saudite. 

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve”, i cili shkaktoi trazira të mëdha në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi, Kris Stevens.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›