E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 75-vjecari plagos vëllanë për motive të dobëta

SHKODER- Policia e Shkodrës, ndalon një 75-vjecar nga fshati Thethe i komunës Shalë Dukagjin, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për motive të dobëta ka plagosur të vëllanë. 

Ndalimi u bë pasi shtetasi Martin Pisha, dje rreth orës 18.00, në fshatin Thethë, ka qëlluar me armë zjarri, duke e plagosur në këmbë, vëllanë e tij shtetasin K. Pisha 66 vjeç. Policia sqaron se ky shtetas ka qënë i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. 

I dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të qytetit Shkoder dhe më pas është nisur drjet spitalit Q.S.U.T-së Tiranë, për ekzaminime të metejshme, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë. 

Sa më sipër u kryen veprimet proçeduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Martin Pisha i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të ‘Plagosjes së rëndë me dashje’ dhe ‘Armbajtjes pa leje’.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›