Spahiu: Sali Berisha më kërcënoi me jetë më 2008
Kreu i Aleancës Kuqezi deklaroi dje, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në televizionin “News 24”, se kryeministri Berisha e kishte kërcënuar me jetë më 9 maj 2008, pasi ai kishte hetuar dhe penalizuar gjyqtarët e Gërdecit.
E keni thirrur në zyrë gjyqtarin që ka liruar Xhakjan?
Ky njeri (Berisha) është i shpërfytyruar për shkak të shitjes së territorit, që parashikohet nga Kodi Penal deri në burgim të përjetshëm. Është e dhimbshme në këtë moshë që të njihesh me akt-akuzën, por duhet ta marrë me qetësi.
Ngjarja ka qenë vrasja e Shijakut. Berisha ju akuzoi juve, se i keni bërë presion gjyqtarit. Është e vërtetë apo jo?
Aktualisht qeveria, gjyqësori, janë në dorën e një njeriu, të Sali Berishës. Ka ligjin dhe Maliqin. Sa për dijeni, propozimet dhe inicimet për procedime penale janë kompetencë e ministrit të Drejtësisë. Të bëhet skaner për lirimin e kriminelëve para zgjedhjeve të 2011-ës. Ekzekutivi ka në dorë çelësin e procedimeve.
Ju keni qenë nënkryetari i KLD-së. Çfarë provash keni?
Pretendohet se është liruar një person dhe ky kriminel nuk duhej të lirohej. Berisha të lexojë ligjin dhe të mësojë, që personi që propozon shkarkimin e gjyqtarëve është ministri i Drejtësisë dhe në atë kohë ministër ishte Bujar Nishani. Për çdo rast shkarkimi unë kam votuar 100 për qind si ish-ministri në fjalë. Gjyqtari ka thënë që e ka thirrur ish-nënkryetari i KLD-së?
Nuk ka kompetencë nënkryetari për të thirrur një gjyqtar, as të propozojë emërime, as të propozojë shkarkime. Është kompetencë e ministrit të Drejtësisë dhe jo e nënkryetarit të KLD-së.
Ju e mohoni që e keni thirrur gjyqtarin e çështjes? Sigurisht. Ne jemi të gatshëm të bëjmë një proces transparent. Ky zotëri ngriti një komision hetimor dhe me gjithë kuçet e maçet e tij hetoi në të gjitha vrimat e KLD-së. Janë hapur arkivat e KLD-së. E përsëris, ministri i Drejtësisë propozon shkarkimet e gjyqtarëve.
Po sikur gjyqtari të thotë që ju ka takuar?
Unë do dal dhe do t’i shtrëngoj dorën shtetasit Sali Berisha. Por ju garantoj, se nuk ka gjyqtar të pohojë këtë takim. Madje unë e ftoj në një debat të drejtpërdrejtë, që ky zotëri të përgjigjet për çdo akuzë për vrasje, trafikime, shitje territori, etj.
Pse nuk ngrini padi?
Absolutisht kjo do të shtohet në dosjen e tij. Qeverisja kuqezi, nga maji i 2013-ës do të aplikojë praktikën e ndjekur për ish-kryeministrin kroat të akuzuar për korrupsion dhe që po përfundon në burg.
Ju akuzuat për koncesione; në cilat koncesione është përfshirë Berisha?
Për herë të fundit komunikova me Berishën më 9 maj 2008. Në këtë ditë kishin ndodhur shumë ngjarje dhe unë kisha pak muaj që kisha marrë detyrën. Vija me idealin e lirisë, demokracisë dhe shtetit juridik. Asokohe kishte ndodhur edhe “Gërdeci” dhe unë u mundova të futem në thellësi të çështjes. Nga hetimet, rezultonte se Delijorgji kishte fituar pafajësinë 24 orë përpara se të nënshkruante me shtetasin Berisha për fabrikën e armëve në Gërdec. Ne morëm iniciativën për të proceduar disa prej gjyqtarëve. Menjëherë nisëm sulmet barbare ndaj meje. Ish-ambasadori amerikan Withers foli edhe për korrupsionin e qeverisë një ditë përpara, pra më 8 maj. Ndërkohë, më 9 maj në mëngjes unë e mbështeta ambasadorin Withers në konferencë shtypi. Për gjysmë ore më bie telefoni celular, nga telefoni fiks i kryeministrit. Për 20 minuta jam kërcënuar me jetën time, me familjen time, me vrasjen time, me zhdukjen time, nga vetë Sali Berisha, më 9 maj 2008, për çështjen “Gërdeci”. Si mund të hetosh për Gërdecin, të dalësh në krah të pisit Withers, si mundet të bëhesh krah i amerikanëve? Pas 20 minutash tentova të njoftoj Presidentin e Republikës. Telefoni i tij dilte i zënë. Ndërkohë, më mori Topi dhe të njëjtat kërcënime ai ia kishte adresuar edhe presidentit për mua. I kishte thënë: “Të ma zhdukësh këtë njeri, sepse ka bërë shumë gjëra”. Të nesërmen shkova në Ambasadën Amerikane dhe u thashë: “Jam i kërcënuar”. Dy vetë janë të kërcënuar me jetë në Shqipëri, nga dokumentet e Wikileaksit: Luan Hoxha dhe Kreshnik Spahiu. Ky është fakt, që askush s’mund ta mohojë. Unë e them tani pas 4 vitesh, sepse njerëzit kanë një etikë profesionale.
A mendoni se pas 4 viteve jeni i pabesueshëm në këtë pikë?
Serioziteti i një drejtuesi të institucionit është të jetë diskret dhe të ruajë komunikimin institucional. Denoncimi është depozituar në institucionet më të larta të shtetit, në trupin diplomatik. S’mund të dalë çdo komunikim në pazar.
Pse nuk e denoncuat në prokurori?
Ai më kërcënoi si një gangster, këtu shteti ka marrë fund. E di ti mor zotëri ç’do të thotë të kërcënosh drejtuesin e shtetit? Berisha ka shansin e fundit: I jap 8 muaj kohë që të vijë në debat. Po nuk erdhi në debat, ai fushatën e zgjedhjeve s’do ta përballojë dot, s’do të jetë më kryeministër në ditën e zgjedhjeve. Po për vrasjen e Skerdi Konomit? Ajo ka qenë një nga vrasjet më barbare që implikon shtetin shqiptar. Ditën e ngjarjes, qeveria premtoi se ka rënë në gjurmë të vrasësve menjëherë pas ngjarjes. A mund të na thotë sot ku e kanë çuar gjurmët e vrasjes? Hetimin e ka prokuroria... Unë s’kam lidhje me prokurorinë. As vetë Berisha nuk e përmendi emrin tim për çështjen “Konomi”. Duhet të flasim kush është i interesuar për gjirin e Lalzit. Ne do ta hetojmë këtë çështje? Si do ta bëni hetimin, duke çuar të rinj me pankarta? Ata të rinj kanë mbaruar në Harvard dhe janë ministrat e ardhshëm të këtij vendi. Unë do të ofroj prova për pastrimin e parave të bandave në gjirin e Lalzit, aty ku është aksioner shtetasi Berisha. Nesër do bëjmë publike dosjen e re të korrupsionit, në Ministrinë e Mbrojtjes. Nesër (sot) në orën 10:00 do të ftoj gjithë mediat dhe do t’u tregoj të gjitha bazat ushtarake që i kanë bërë motele, hostele dhe hotele. Unë për vete, kurrë nuk do flas për familjarët e tij, por ai ka lidhje të drejtpërdrejta me Beogradin. Këto akuza për blerje, shitje apo trafik, nuk ju sjellin në mendje bandën e Durrësit? Kjo qeveri është bandë. Ju jeni i penduari i kësaj bande? Unë nuk kam pranuar të jem pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam pranuar të jem profesionist. Në jetën time kam qenë gjithnjë gjeneral; kurrë s’kam qenë ushtar dhe gjeneral do të jem deri sa të vdes. Ky është integriteti im.