E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë: Karikaturat e Muhamed do shokojnë të gjithë

PARIS- E përjavshmja satirike franceze Charlie Hebdo paralajmëron se do të publikojë karikatura të profetit Muhamed në edicionin e fundit të revistës. Botuesi i së përjavshmes, dikur një karikaturist i njohur me emrin Charb, tha se imazhet do të “shokojnë ata që duan të jenë të shokuar”.

Kryeministri francez Zhan Mark Ero ka kërkuar përgjegjshmëri.“Kryministri konfirmon kundërshtimin e tij përballë cdo ekscesi dhe bën thirrje që secili të jetë i përgjegjshëm”, bën me dije zyra e kryeministrisë.

Franca, me të paktën katër milionë myslimanë e ka komunitetin më të madh islamik në Evropë. Vendimi i revistës për të publikuar karikaturat vjen në mes të protestave në vendet myslimane kundër një video të lire, të bërë privatisht në SHBA e cila tall profetin Muhamed.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›