Filmi, karriera dhe tragjedia, jetët paralele të Amy Winehouse
Pas dokumentarit për pilotin e Formula 1, Ayrton Senna, kineasti Asif Kapadia po realizon një film mbi jetën e këngëtares londineze, e gjetur e vdekur më 23 qershor 2011, duke iu bashkuar “grupit” të legjendave të muzikës, ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare. Filmi do të prezantohet në muajin maj.
Çfarë mund të kenë të përbashkët këngëtarja britanike e soulit Amy Winehouse dhe piloti brazilian i Formula 1, Ayrton Senna?
Sigurisht pak gjëra, vdekja e parakohshme, e dhunshme dhe pasioni evident i Asif Kapadia për fatet tragjike. Pasi realizoi filmin mbi Senna-n në vitin 2010, sipas “Focus Features International” dhe “Universal Music”, kineasti po interesohet për jetën e këngëtares. Ende pa titull, filmi është në pritje të blerësve. “Amy ishte talenti i një brezi, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ajo shkruante dhe këndonte me zemër, gjithkush rrëzohej prej sharmit të saj. Është tragjike, por dukej se ajo u thye përballë presionit mediatik, marrëdhënieve të saj të komplikuara dhe stili i jetës së saj plot ngjarje. Si shoqëri, ne kemi paguar haraçin për suksesin e saj të madh, por ne kemi qenë gjithashtu të nxituar për të gjykuar të metat e saj kur na vinte për shtat”, do të shprehej regjisori për “Le Figaro”.
Filmi do të prezantohet në muajin maj në Marché du Film në Festivalin e Cannes. Historitë personale të këngëtares do ta bënin atë një nga personazhet më të përfolura nga tabloidet gjatë karrierës së saj të shkurtër. Vetëm me dy albume, një ndër ta “Back to Black”, i cili u shit në 11 milionë kopje pas daljes së tij në vitin 2006, këngëtarja soul, e influencuar nga bluzi e xhazi, do të përfshihej në kategorinë shumë të respektuar të “divave të këngës”. Një diva e brishtë, që për shkak të toksikomanisë dhe martesës me Blake Fielder-Civil nuk arrinte të siguronte ture e koncerte. E gjetur e vdekur më 23 qershor 2011 në Londër, vajza e re iu bashkua “grupit” të 27-vjeçarëve: muzikantë legjendarë, të gjithë të vdekur në moshën 27-vjeçare: Kurt Cobain, Janis Joplin, Jim Morrison.
Ende pa ditur origjinën e imazheve që regjisori pretendon të përdorë, ka shpresa që ai ta lërë mënjanë atë anë për të cilën tashmë është folur shumë të “artistes me karrierë të thyer për shkak të tejkalimeve të saj”, për t’iu qasur këngëtares dhe për të njohur profilin e saj artistik. Arkiva dhe imazhe të së vërtetës Amy Winehouse, duke shpresuar një portret dokumentar për autoren e këngës “Love is a losing game”.
(er.nu/unegruaja/BalkanWeb)