Pakistan, vritet prokurori që hetonte vrasjen e Benazir Bhutto
ISLAMABAD - Prokurori, i cili drejton hetimin mbi vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhuto, u vra sot në Islamabad, ndërsa po shkonte në gjykatë.
Chaudhry Zulfiqar po drejtonte automjetin e tij, në momentin kur u qëllua me plumba nga persona të armatosur, të cilët ishin në një motoçikletë, në një rrugë të kryeqytetit pakistanez.
Truproja e tij u plagos, ndërsa një kalimtare humbi jetën. "Chaudhry Zulfiqar po drejtonte automjetin e tij, kur humbi kontrollin dhe përplasi një kalimtare", theksuan burime zyrtare vendase.
"Zulfiqar vdiq në spital", shtuan burimet zyrtare pakistaneze.
(er.nu/BalkanWeb)