E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi, "kurth" spektatoreve ne kinema

Anisa Ymeri

Prej kohesh ne kinemate shqiptare, filmi i animuar eshte zhbere. Nisme private ishte ajo e organizimit te nje mbremjeje te perbashket me premierat e 5 filmave te animuar, te cilet jane prodhim i vitit 2007. Madje, do te kete nje rikthim ne traditen e para viteve '90-te. Para cdo seance te filmit qe kinema "Millenium" do te transmetohen me rrotacion filmat e animuar, premierat e te cileve ishin mbremjen e 7 prillit. Kjo praktike do te ndiqet per nje periudhe te caktuar, do te behen anketimet ne publik dhe me pas do te shihet mundesia e ndjekjes se kesaj praktike ne vijim dhe jo vetem me filma te animuar.

Por cilat jane problemet reale te filmit te animuar tani qe kane kaluar 18 vjet nga pika e madhe e ktheses ne Shqiperi. Regjisori Artuar Dauti, perpos te tjerave, ngre nje problem thelbesor. "Ka ardhur koha, pohon ai, qe personat qe merren me filmin e animuar te marrin dije ne shkollat e larta te artit. Sic ka dege regjie filmi edhe ne Akademine e Arteve dhe shkollen "Marubi", duhet qe edhe per filmin e animuar te kete nje nisme. Se paku te jete nje lende ne keto shkolla". Pasi, deri me tani, ata regjisore qe kane realizuar filmat e animuar kane qene autodidakte. E megjithate, jane jo pak filmat e animuar qe u prodhuan dikur, ne kohen e Kinostudios "Shqiperia e re". Regjisori Shaqir Veseli shprehet: "Mendohet se filmi i animuar, per shkak edhe te asaj qe jane mesuar te shohin ne te shkuaren, i perket vetem femjeve. Ne fakt nuk eshte keshtu, pasi nepermjet animacionit mund te thuhet shume me teper, mund te percillen edhe problemet e medha te shoqerise, sic u verejt edhe ne filmat qe u transmetuan".

E ne fakt, ne Shqiperi edhe ne keto vite jane realizuar jo pak filma te animuar. Vecse kontakti me publikun shqiptar thuajse ka munguar teresisht. Nje nder me te zeshmit ne prodhimin e realizimin e filmave te animuar eshte Artan Maku, filmat e te cilit kane udhetuar jo pak ne festivalet nderkombetare te filmave te animuar, ndersa ne Shqiperi nuk njihen fare. Disa prej tyre kane mundur te marrin edhe trofe, por pak eshte folur edhe per kete ne Shqiperi.

Mbeshtetja financiare per filmat e animuar nuk mungon, ndonese fondet e dhena per te nuk kapin shifra te medha. Deshmi e ketij fakti jane edhe keta 5 filma, te cilet jane financuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise.

"Divi dhe gjahtari" i regjisorit Artan Maku

Kur njeriu drejtohet nga e keqja, ai nuk di te dalloje te miren, sinqeritetin dhe naivitetin, por hakmerret me cinizem. Nepermjet nje filmi te animuar, mund te percillen edhe kesi mesazhesh te medha.

"Dy autore, nje personazh, nje...figurante"

Me nje gjuhe filmike mjaft groteske, me ironi te hidhur, paraqiten dy epoka historike dhe dy fenomene te shoqerise njerezore ne pergjithesi, por dhe asaj shqiptare ne vecanti sipas regjisorit Artur Dauti.

Gjergj Xhuvani, skenaristi i filmit "Cunami"

Ne nje kishe, jeton nje prift i izoluar nga njerezit. Ne besimin e tij, humb kontaktin me njerezit e ne kulmin e cmendurise thyen te gjitha rregullat e te qenit prift. Arrin deri edhe te vrase.

Titujt e 5 filmave te animuar

"Butterfly" nga Stefan Taci

"Cunami" nga Shaqir Veseli

"Divi dhe gjahtari" nga Artan Maku

"Bishtprerat" nga Gjin Varfi

"Dy autore, nje personazh, nje... figurante" nga Artur Dauti

"Lunatizem" nga Elton Vogli, Ermir Destani e Roni Millo


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›