E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dauti: Mungojne lendet per filmin e animuar

Nese ne Akademine e Arteve dhe ne shkollen "Marubi" ka regji filmi, per filmin e animuar qe eshte shume specifik nuk ka as edhe nje lende te vetme ne keto shkolla. Ky ka qene nje nder problemet qe ka ngritur regjisori Artur Dauti pas premieres se filmave te animuar ne Kinema "Millenium". Duket se eshte shume te kerkosh te hapet nje dege me vete per kete gjini e cila perhere e me shume po ze vend ne historine e kinemase boterore. Por "eshte domosdoshmeri se paku qe te kete lende te vecanta, qofte ne Aademine e Filmit "Marubi", por edhe ne degen e regjise se filmit ne Akademine e Arteve"-shprehet Dauti. Ndersa nuk harrojne te theksojne regjisoret se, perhere e me shume, animacioni po ze nje vend teper te madh edhe ne prodhimet gjigante te Hollivudit. Permendet nje prej filmave qe kane bere epoke ne kinemane boterore, sic eshte "Gladiatori", ne te cilin mese 30 % e filmit ka elemente te animacionit. Ndersa tjeter problem shume i madh eshte edhe largimi i publikut shqiptar nga filmat e animuar. Jo me kot, pas prej kohesh nuk kane kontakt me kete zhaner te filmit. Ndonese mesazhet qe ai di te percjelle nuk jane me pak te arrira se ato te filmave me metrazh te gjate. Mjaft te permendim filmin "Cunami" i regjisorit Shaqir Veseli, me skenar te Gjergj Xhuvanit i cili tregon se: "Nese cunami eshte nje force e eger qe rrenon natyren, intriga eshte nje force qe rrenon shpirtin e njeriut".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›