"TROJA" në park

Grupi i njohur i muzikës rok, ''Troja'', do të performojnë gjatë kësaj fundjave në festivalin ''Into the park'', që për të dytën herë do të mbahet në Pejë.
Festivali organizohet më 21 dhe 22 qershor, në parkun e madh të qytetit, Karagaq, ndërsa pritet të sjellë performanca të veçanta nga artistë shqiptar e të huaj, si dhe një sërë aktivitetesh dedikuar mjedisit.
Mes performuesve janë edhe Genc Salihu, Gipsy Groove, Visar Kuqi, The Valerie Solanas (Belgjikë), Conquering Lion (Maqedoni), etj.
Në skenën kryesore të muzikës bileta kushton 4 euro, ndërsa programet e tjera ditore janë pa pagesë. /Indeksonline/