E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi që përdhos krishterimin

Pasioni i Krishtit, një film i vitit 2004, gjithashtu skandalizoi kishën për skenat e dhunshme qe i nënshtrohejë Jezusi, qe sipas kishës vinte ne qendër te vëmendjes pikërisht dhunën, ne vend te mrekullive dhe misionit te Krishtit

Kisha katolike është shprehur e skandalizuar nga ideja e një regjisori holandez, Paul Verhoeven, për të bërë një film të ri rreth Jezu Krishtit.

Verhoeven është i njëjti regjisor që ka drejtuar edhe filmin e famshëm hollivudian, “Basic Instict”, në vitin 1992.

Ndonëse skenari nuk është shkruar ende, mësohet se në filmin e tij sfidohet Bibla dhe shkrimet e shenjta, që e paraqesin Krishtin si të lindur nga Maria, nëpërmjet frymëzimit të Zotit.

Në fakt, filmi do ta pasqyrojë Krishtin si të lindur nga fryt i një përdhunimi të Marisë nga një ushtar romak.

Filmi do të bazohet në librin e shkruar nga vetë regjisori në vitin 2010, “Jezusi i Nazaretit”, i cili do të përshtatet në një skenar filmi nga skenaristi fitues i çmimit “Oscar” me “Pulp Fiction”, Roger Avary.

Mësimi i kësaj ideje ka ngjallur një reagim të ashpër nga kisha katolike, që e ka konsideruar filmin si një “fushatë kundër krishtërimit”.

Ky nuk është filmi i vetëm që konsiderohet të bëhet rreth figurave të ndryshme biblike, pasi Darren Aronofsky së fundmi është duke konsideruar realizimin e një filmi rreth Arkës së Noes, ndërsa Steven Spielberg besohet se po mendon të portretizojë në një film jetën e Moisiut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›