E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane zbulon ambiciet e trajnerit

Drejtori sportiv i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka zbuluar dëshirën e tij që ta nis zejen e trajnerit.

Ish përfaqësuesi francez i kishte fituar të gjitha evenimentet e mundshme, ndërsa ishte zgjedhur edhe futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Tash, ai synon të ketë sukses edhe si trajner.

“Dëshiroj t’i filloj përgatitjet, që ta marr titullin e trajnerit. Loja në fushë është ajo që e njoh më së miri. Kam përjetuar 20 vjet momente speciale dhe dëshiroj ta bart dhe ta ndaj eksperiencën time me të tjerët”, tha legjenda e futbollit francez për Le Journal de Saone-et-Loire.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›