E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi serial Millenium

Nisin xhirimet e filmit serial “Millenium”. Filmi me skenar dhe regji te Besnik Bishes eshte mbeshtetur ne nje histori te vertete, te ndodhur para disa vitesh ne kryeqytetin shqiptar, ku mbeti e vrare nje studente. Regjisori premton nje film te vertet.
Pas 10 vitesh regjisori Besnik Bisha benë realitet  ëndrrën e tij.   Sapo  Kanë  nisur xhirimet e filmit serial “Millenium” ne Tirane.

Kjo skenë që ju po shikoni është një moment i  shesh xhirimi ne një ndër kafet e ish bllokut…. 
Filmi me skenar dhe regji te Besnik Bishes eshte mbeshtetur ne nje histori te vërtetë, te ndodhur para disa vitesh ne kryeqytetin shqiptar, ku mbeti e vrare nje studente.  Kjo histori  ka sherbyer per te krijuar intrigen e ketij filmi televiziv, ku do te mund te gjejne veten jo vetem shqiptaret, por dhe publiku i huaj sipas regjisorit.
Filmi eshte me pese seri. Aktoret protagoniste te perzgjedhur nga regjisori Bisha, jane tri vajzat seksi  Olta Gixhari, Eralda Hitaj dhe Klea Huta, por në zgjedhjen e Kastit nuk mongojnë  aktoret e njohur si  Ndricim Xhepa, Spiro Duni dhe rikthimi pas 20 vitesh ne kinema i aktorit Enea Zheku.
Filmi “Millenium” do te jete nje seri ngjarjesh dramatike dhe aksion, ku tri vajzat luajne rolet e studenteve. Ngjarjet e filmit zhvillohen ne Tirane, Kepin e Rodonit dhe ne Vlore, ku edhe do te realizohen xhirimet. Pas shume skenave plot emocion dhe intrige, seriali përfundon tragjikisht me vrasjen e njërës prej studenteve, qe gjendet e vdekur ne makine.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›