Berlin, Ambasadori verikorean peshkon ilegalisht

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se ambasadori i Koresë së Veriut është ndaluar teksa peshkonte ilegalisht në një lumë të Berlinit.
Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Shafer, tha se ambasadori Ri Si Hong nuk do të përballet me ndonjë procedurë të mëtejshme ligjore , pasi ka imunitet diplomatik.
Shafer shfaqi shpresën se ambasadori “nuk do ta përsërisë veprën”.Ri Si Hong po peshkonte pa leje në brigjet e lumit Havel, në jugperëndim të Berlinit.