E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Filumena Marturano", "Kali i Betejes" per aktoret

Nje vit pas suksesit qe arriti me dramen 'Pamje nga Ura', e cila ne 41 shfaqje terhoqi 21 000 spektatore, regjisori i njohur Albert Minga, eshte duke punuar per venien ne skene te drames "Filumena Marturano", nje nga veprat me te arrira te dramaturgut italian Eduardo de Filippo. Minga shpreson se drama "Filumena Marturano", nje drame e veshtire psikologjike me tre akte, do te kete te njejtin sukses me vepren e dramaturgut te njohur Artur Miller, pasi, sipas shprehet ai ne nje interviste per ATSH-ne "ne rolet kryesore kam zgjedhur aktoret Yllka Mujo dhe Bujar Asqeriu, pa permendur ketu dhe aktoren e jashtezakonshme Tinka Kurti, tek e cila misherohen aktorja e madhe, njeriu i mire, qe ka pasion dhe dashuri per teatrin". Ne intervisten per Atsh-ne Albert Minga, regjisori i dhjetera filmave dhe pjeseve teatrale, flet per perzgjedhjen e materialit si dhe per marredheniet qe krijon me aktoret gjate punes.

Serish keni zgjedhur nje kryeveper te dramaturgjise per ta vene ne skene. Nga se niseni per perzgjedhjen e veprave qe sillni ne teater?

Mendoj se per regjisorin percaktimi i vepres per shfaqjen e ardhshme eshte nje moment teper specifik, pasi me ane te vepres ai do te transmetoje nje mesazh apo nje merak tek publiku. Qe e thene ne menyre artistike, me mjetet qe ka teatri, te sjelle disa mesazhe qe te kontribuojne per ta bere me te mire jeten e njerezve, te qytetareve, jeten e shoqerise. Mendoj se ky eshte kriteri baze mbi te cilin une zgjedh veprat, ne menyre specifike ato qe burojne nga dramaturgjia e huaj. Vepra duhet te jete e tille qe ne mesazhet , ne idete ne karakteret, ne konfliktin e saj, te kete atributet qe te ngjalle emocione, interes, kersheri tek publiku. Vetem ne kete menyre do te mund te arrijme ate dialog te natyrshem mes skenes dhe salles. Kjo ben te mundur qe spektatori te perjetoje emocionet e personazheve si emocionet e veta. Mendoj se ne suksesin e "Pamje nga ura", e cila pati nje shikueshmeri rekord, 21 000 spektatore ne 41 shfaqje, ka ndikuar jo vetem cilesia e vete vepres si nje drame e shkelqyer, e shkruar me nje realizem te pashoq nga Artur Miller, jo vetem zberthimi regjisorial apo zgjidhja figurative e spektaklit, jo vetem puna e mrekullueshme qe u be nga ana e aktoreve. Theksoj se kyci i suksesit te kesaj shfaqjeje eshte se spektatori pa ne te dicka nga vetja e tij. Per te paren here me mjete cilesore te arritura, publiku shqiptar arriti te perceptoje dramen e emigranteve. Ndersa "Filumena Marturano" eshte nje kryeveper e dramaturgut Eduardo de Filippo, dhe ben pjese ne fondin e arte te dramaturgjise evropiane, madje dhe me tej. Per specialistet e teatrit, personazhet e Filumena Marturanos dhe Domeniko Sorianos u ofrojne aktoreve qe te shfaqin gjithe aftesite e tyre artistike qe quhen "kali i betejes", pasi aty matet forca dhe fuqia aktoriale.

Mendoni se kjo shfaqje do te arrije te njejtin sukses me 'Pamje nga ura?

Ne rolet kryesore kam perzgjedhur aktoret Yllka Mujo dhe Bujar Asqeriu, pa permendur aktoren e jashtezakonshme Tinka Kurti, qe eshte nje kenaqesi ta kem ne shfaqje, pasi ajo eshte nje aktore me eksperience te jashtezakonshme, tek e cila misherohen aktorja e madhe, njeriu i mire, njeriu qe ka pasion dhe dashuri per teatrin. Por krahas tyre jane dhe shume aktore te rinj qe do t`i japin freski spektaklit. Te gjithe keta jane garanci e mire qe vepra do te arrije ne parametrat e duhur. Ajo do te percjelle emocione, mesazhe, do te krijoje ate kontakt emocionesh qe krijon magjia e artit skenik. Nje garanci e mire per suksesin e mundshem te shfaqjes se ardhshme eshte dhe skenografia e Agim Zajmit, me te cilin punova dhe per shfaqjen "Pamje nga ura".

Kur do te shfaqet vepra per spektatorin?

Tani sapo kemi mbaruar dy procese te pergatitjes se ketij spektakli, procesi i tavolines dhe mizanskenes. Nese punet do te shkojne normalisht, shpresojme qe premiera te jete gati ne fund te muajit shkurt. Jemi perpjekur ta zberthejme vepren ne thellesine e saj. Ndryshe nga shume drama te tjera, ketu realizmi eshte palca e kesaj letersie dhe e dramaturgjise se Eduardo de Filippos. Do te perpiqemi te bejme nje shfaqje thellesisht realiste, sepse vetem ne kete menyre mund te percillen idete dhe mesazhet e kesaj vepre.

Sa e veshtire eshte per regjisorin te beje perzgjedhjen e aktoreve te duhur per personazhet e vepres?

Ne momentin qe regjisori vendos per te vene ne skene nje veper, kjo deshire lidhet me vizionin dhe imazhet qe lindin ne koken e tij, te cilat jane te kushtezuara nga prezenca e aktoreve te mundshem per realizimin e saj. Nese regjisori nuk i ka te perceptuara mire ne vizionin e tij aktoret e mundshem, edhe vepra me e mire do te ishte nje aventure. Suksesi i pare eshte zgjedhja e vepres, por kjo nuk mjafton, pjesa e dyte eshte ndarja e drejte e personazheve dhe e roleve ne aktoret e trupes se teatrit. Ky eshte nje moment teper i rendesishem, eshte gati gjysma e punes ose dicka me shume. Vetem fale punes me aktorin ofrohet mundesia per te patur nje shfaqje qe arrin parametrat e duhur.

Krahas aktoreve te mirenjohur, ne shfaqjet tuaja ju afroni dhe aktore te rinj. C`mendim keni brezin e ri te aktoreve?

Gjithmone me ka pelqyer te punoje me aktore te rinj. Kete eksperience pozitive e kam ne te gjithe filmat e mi, madje u kam besuar atyre dhe role kryesore. Kjo nuk behet per filantropizem, as per te qene i mire me brezin e ri, por kjo eshte nje kerkese dramaturgjike, buron nga nevoja per te patur aktore ne moshen e personazheve.

Lancimi i aktoreve te rinj eshte me interes per spektaklin sepse pervec anes se jashtme, ata pasurojne dhe fondin aktorial me gjetje te reja, me zbulime te reja. Dhe ne kete shfaqje kam afruar aktore te rinj, te cilet ne menyre profesionale do te debutojne per te paren here me trupen e teatrit.

Cfare marredheniesh krijoni me aktoret gjate provave?

Ne qofte se mund te kem patur sukses ne shfaqjet apo filmat e mi, mendoj se garancia e ketij suksesi eshte e mbeshtetur ne atmosferen, ne ate qe quhet magji e procesit te punes qe duhet te linde patjeter mes aktorit dhe regjisorit. Une them se marredheniet me aktoret lindin nga nje proces krijues, nga nje respekt i ndersjelle qe eshte i mbeshtetur mbi deshiren per te bere nje pune cilesore dhe jo per sentimentalizma, apo per aparenca qe nuk te cojne ne rrugen e duhur. Une nuk jam as i rrepte, as i bute, jam ne nje proces krijues. Gjate tij, perpiqem qe aktoreve ne maksimumin e mundshem t`u zberthej personazhin, ne menyre qe ata te bien ne dashuri me personazhin e tyre. Nese nuk ndodh ky proces atehere nuk ka sukses ne kete pune krijuese mes aktorit dhe regjisorit.

"Besa"

Fotografi nga SHBA, Norman H. Gerchman ne Galerine Kombetare e Arteve do te tregoje ndihmen e madhe qe shqiptaret u dhane hebrenjve ne kohen e luftes se Dyte Boterore

Per here te pare ne Shqiperi vjen nje ekspozite fotografike qe dokumenton ndihmen qe u kane dhene shqiptaret familjeve hebreje gjate Luftes se Dyte Boterore. Ajo Norman Gerchman, nje fotograf profesionist, udhetoi neper Shqiperi gjate nje harku kohor kater vjecar, duke kerkuar familjet qe u hapen dyert dhe shpetuan familjet hebraike. Gjate udhetimit te tij, Gerchman ndeshi ne nje kulture te perkushtuar per te ndihmuar ata qe kane nevoje. Jo me kot ekspozita me foto qe dokumentojne kete ndihme eshte titulluar "Besa", duke patur parasysh se sa e shenjte eshte besa e shqiptarit kur i jepet dikujt. Ekspozita mundesohet nga Ambasada e SHBA-se ne Tirane ne bashkepunim me GKA. Ekspozita do te hapet ne sallen e madhe te GKA me date 10 shkurt dhe do te prese vizitoret per dy jave me radhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›