E Diel, 1 Nëntor 2026

Romeo Pullazi kerkohet nga Italia

Artan Cena

TIRANE - Nga viktime e tragjedise se janarit, ku nje gomone u permbys dhe humben jeten dy peshkatare, Romeo Pullazi eshte i kerkuar nga drejtesia italiane. Nga sa mesohet prej te dhenave te medies italiane, emri i Romeo Pullazi gjendet mes 16 te tjereve ndaj te cileve ishte leshuar urdher-arresti. Nga burimet policore, mesohet se, Romeo Pullazi, nje prej shqiptareve i cili mbijetoi ne gomonen e humbur pak dite me pare ne brigjet e Kroacise, eshte duke u kerkuar qe te ekstradohet ne Itali, me qellim qe te gjykohet per vepren penale te "trafikut nderkombetar te droges" si dhe "pjesemarrje ne organizata kriminale". Ishte Gjykata e Milanos, qe kishte dhene nje mase sigurie, "arrest me burg" per Pullazin disa vjet me pare dhe gjate gjithe kesaj kohe ai ka qene ne kerkim. Shteti italian ka filluar procedurat per ekstradimin e tij per qellime gjykimi dhe ka perpiluar dokumentacionin e plote, per te dyshimet qe ka per Pullazin.

I mbijetuari

43-vjecari ndodhet i izoluar ne Dubrovnik te Kroacise deri ne sqarimin e plote te ceshtjes, nga ku mund te percillet drejt Italise, nese gjykata shqiptare do ta jape lejen e ekstradimit per te. Policia shqiptare do te hetoje edhe rastin e fundit, ku nga vete Pullazi eshte deklaruar se dalja ne det ishte per qellime peshkimi. Pas dyshimeve te policise italiane per trafik droge, per Pullazi kane filluar hetimet per aktivitetin e koheve te fundit ne Shqiperi. Romeo Pullazi dhe dy vellezerit Niko e Sotir Golaj humben ne det te hapur me nje gomone ne daten 20 janar. Nderkohe qe ai ndodhet ne Kroaci, ku ka qene nen kujdesin e mjekeve, por me pas u akuzuar per kalim te paligjshem te kufirit, ne drejtim te Shqiperise, nuk ka ardhur ndonje kerkese nga drejtesia italiane, per ekstradimin e tij. Burime policore sqaruan se, njehere Pullazi duhet te zgjidhe problemet me drejtesine kroate e me pas te sillet ne Shqiperi. Me pas do te jete drejtesia shqiptare qe do te vendose, nese 43-vjecari nga Vlora, do te ekstradohet ne drejtim te Italise qe te gjykohet apo jo.

Deshmia

"Mbremjen e se merkures deti ishte i trazuar dhe dallget e fuqishme na permbysen gomonen qe prej 5 ditesh ishte pa motor pas defektit. Rame te tre ne det dhe me tej nuk i pashe me dy te tjeret dhe as gomonen", mesohet te jete shprehur 34-vjecari qe mbijetoi 5 dite ne det te hapur, i pyetur nga autoritetet kroate dhe ato malazeze qe moren pjese ne operacion. Pullazi ka shpjeguar se gomonia kishte pesuar defekt dhe dallget e kishin drejtuar mjetin drejt Veriut dhe ata nuk mundeshin ta ndalnin. "Te pashprese per situaten kerkova ndihme duke telefonuar time shoqe qe te njoftonte Kapitenerine, por nuk dinim se ku ndodheshim", ka rrefyer me tej Romeo. Te befasuar nga forca e 34-vjecarit qe mbante veshur edhe rroba palombari, policet e kane pyetur se si kishte arritur te mbijetonte, duke hedhur edhe dyshimet e para per qellimin e daljes ne det.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›