E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet, Tirana ne "shtetrrethim"

Artan Cena

TIRANE - Rritja e numrit te vjedhjeve ne Tirane, ka bere qe policia te marre masa te vecanta per te bere te mundur minimizimin e tyre. Burime nga uniformat blu te kryeqytetit thane per "Koha Jone", se jane ngritur patrulla te posacme qe kontrollojne zonat gjate 24 oreve. Por masat me te rendesishme jane marre per minimizimin e vjedhjeve te automjeteve dhe atyre neper autobuset e kryeqytetit. Por policia nuk eshte perqendruar vetem ne keto dy fusha. Nje tjeter risi e uniformave blu te kryeqytetit eshte dyfishimi i patrullave gjate nates, per te bere te mundur parandalimin e vjedhjeve te pronave, kryesisht te banesave dhe dyqaneve, ne Tirane. Kryesisht perparesi i eshte dhene zonave periferike te kryeqytetit, ku dhe krime te tilla jane me te shpeshta dhe me te veshtira per tu zbardhur. Gjate muajit te pare te vitit 2009, jane arrestuar me shume se, 20 persona te perfshire ne kete veper penale, por per krime te ndodhura dhe gjate vitit te kaluar.

Vjedhja e makinave

Problemi me i madh per Policine e Tiranes, eshte vjedhja e makinave, pasi numri eshte i larte nderkohe qe zbulueshmeria eshte e ulet. Ne nje statistike te thjeshte, ne Shqiperi vidhet pothuajse nje automjet ne dite dhe 80 per qind e vjedhjeve ndodhin ne kryeqytet. Keto shifra i perkasin vitit te kaluar, ndersa ne 2009-en numri i vjedhjeve vjen duke u rritur ne menyre alarmante per vendin. Statistika e muajit janar shkon ne 42 automjete te vjedhura, cka perben nje nder me te lartat per muaj ne vitet e fundit. Nderkohe qe zbulimi i vjedhjeve te makina eshte ne shifrat e 40 per qind. Pikerisht per kete gje, kreret e policise kane pergatitur nje plan te vecante masash. Burimet thane se, per te minimizuar dhe shmangur vjedhjen e automjeteve, ne cdo kryqezim hyres te kryeqytetit, pas ores 22:00, te mbremjes e deri ne oret e para te mengjesit, ngrihen postblloqe te perforcuara, ku verifikohen te gjithe personat e dyshuar, qe jane ne kerkim, apo dhe per vjedhjet e automjeteve. Ne keto postblloqe, bejne pjese, efektivat te Patrullave te Pergjithshme, efektive te sektorit te vjedhjeve te atyre te kerkimit. Postblloqet jane ngritur ne pikat kryesore te Tiranes, si tek Zogu i Zi, tek kryqezimi i farmacise 10, ne rrugen e Elbasanit, tek Fakulteti i Histori-Filologji dhe ne kryqezimin qe ndodhet tek pallati me shigjeta, ne ish-stacionin e fundit te Tiranes se Re. Por nuk mungojne dhe postblloqet brenda kryeqytetit, ku pergjithesisht kontrollet behen per personat e shpallur ne kerkim.

Vjedhja e pronave

Krimi kunder pronave, ku futen dhe vjedhjet, eshte bere nje problem shqetesues ne kryeqytet. Pikerisht per te shmangur ne maksimum kete gje, Policia e Tiranes ka vendosur qe gjate oreve te nates te dyfishoje patrullat levizese dhe ato ne kembe. Lajmi eshte bere i ditur nga burime policore te kryeqytetit, te cilat shtuan se, synimi eshte parandalimi i vjedhjeve te banesave dhe dyqaneve, etj. Sipas statistikave te vitit 2008, kane ndodhur 3491 krime kunder prones. Nderkohe qe jane zbuluar 1701 ose 50 per qind e tyre. Nese me pare ne nje zone kishte tete patrulla qe e mbikeqyrnin, kater prej te cilave me makina dhe kater ne kembe tani me do te jene dyfishi i tyre. Gjithcka behet, ne menyre qe te ulet numri i banesave, makinave te vjedhura, pasi numri i tyre eshte rritur ndjeshem, ndersa zbulueshmeria eshte e ulet.

Patrullat ne autobuse

Gjithashtu, jane organizuar dhe patrulla dyshe, ku efektiva te policise, te veshur civile, mbikeqyrin urbanet e kryeqytetit. Burimet thane se, kjo gje behet per te parandaluar vjedhjet e xhepave dhe per te arrestuar personat qe tentojne te bejne kete krim.

Zbulueshmeria

Ne perqindje, zbulueshmeria e krimit te vjedhjes se automjetit, se ciles i kushtohen disa dhjetera forca policore ne gjithe vendin, le per te deshiruar. Ka vite qe arrestohen me pak se 30 per qind e atyre qe vjedhin automjete.

Shifrat

Krimet kunder prones

Krime ndaj prones 3491, zbuluar 1701 ose 50 per qind

Vjedhjet

Vjedhje me dhune te ndodhura ne 2008

Ndodhur 94, zbuluar 64, ne perqindje 68

Vjedhje me arme te ndodhur ne 2008

Ndodhur 47, zbuluar 24, ne perqindje 51

Viti 2009

21 te arrestuar per krimin e vjedhjes

Krijimi sektorit te vjedhjeve

Sektori i vjedhjeve krimeve kunder prones dhe vjedhjeve ne Drejtorine e Policise se Tiranes, u krijua ne fillim te vitit 2007. Ai lindi si nevoje, per te luftuar ne menyre sa me te shpejte, te mire dhe efikase kete veper penale qe eshte shume e shpeshte por zbulueshmerine e ka te ulet. Por dhe pse u be nje strukture e vecante nuk po arrihet qe te parandalohen, vjedhjet, grabitje qe ndonjehere ndodhin dhe ne qender te Tiranes. Por sic behet e ditur, shifrat tregojne arritje te rezultateve pozitive per sa i perket zbulimit te vjedhjeve te makinave luksoze. Numri i vjedhjeve te tyre eshte me i vogel se, i makinave te per perditshme nderkohe qe dhe zbulimi eshte me i madh. Vjedhjet me masive i perkasin automjeteve tip "Benz" 200 dhe 240.

Denimet

Por ne Gjykaten e Tiranes gjate vitit te kaluar jane denuar vetem 4 persona per vjedhje te ketij lloj automjeti, ndersa jane vjedhur me shume se 50 here. Ndersa nga te gjithe vjedhesit e makinave luksoze te arrestuar vitin e fundit, gjykata ka denuar 13 prej tyre, ndersa ka ne proces edhe 16 persona te tjere. Gjate dy viteve te fundit, u zbuluan me shume se, 5 grupe kriminale qe merreshin me vjedhjen e makinave te luksit dhe me pas ato dergoheshin ne servile dhe cmontoheshin duke u shitur per pjese kembimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›