Finalja e Champions League ne Wembley. Bileta 242 dollare

Finalja e Ligës së Kampioneve në këtë sezon, e cila do të zhvillohet në “Wembley” të Londrës, do të jetë më e kushtueshmja në histori, pasi tifozët neutralë duhet të paguajnë bilëtën më të lirë për 150 paund ose 242 dollarë. UEFA, e cila për herë të parë ka vendosur që finalja të zhvillohet të shtunën në mbrëmje, ka bërë të ditur se pret të përfitojë nga ndeshja më e rëndësishme e futbollit evropian për klube shumën rekord prej 14 milionë pound.
Dy skuadrat finaliste do të marrin nga 25 mijë bileta për tifozët e tyre, të cilët do të kenë mundësi të blejnë një kategori të tyre për 80 paund. Por UEFA nuk ka bërë të ditur se sa vende do të kenë këtë cmim. I ndryshëm është diskutimi për tifozët neutralë, të cilët duhet të paguajnë 300 paund për vendet në Kategorinë e Parë, 225 paund për Kategorinë e Dytë dhe 150 paund për një vend në Kategorinë e Tretë.
Drejtori i kompeticioneve të UEFA-s, Giorgio Marchetti e ka justifikuar çmimin e lartë të biletave, duke thënë se më parë biletat e finales së Ligës së Kampioneve janë shitur me një cmim shumë të lirë. "Mendojmë se përfitmi do të rritet nga 10 deri në 15 përqind. Mund të jenë shumë para për një ndeshje futbolli, por kjo ndeshje është shumë e vecantë. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, është finalja e Ligës së Kampioneve dhe biletat janë përshtatur me tregun e futbollit në Evropë”, ka thënë Marchetti.
Deri tani finalja më e shtrenjtë ka qenë ajo e vitit të shkuar mes Interit dhe Bajernit të Mynihut në “Santiago Bernabeu” të Madridit, ku tifozët neutralë u detyruar në blinin biletat më cmime që varionin nga 300 në 150 euro.
UEFA ka bërë të ditur se 61 mijë nga 86 vende që është kapaciteti i “Wembey” do të jenë në dispozicion të tifozëve, nga këto vetëm 11 mijë vende do të jenë për tifozët neutralë. UEFA do të nisë shitjen e biletave më 24 shkurt, ndërsa finalja e këtij sezoni është parashikuar të zhvillohet më 28 maj.
Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e premte , 18 shkurt 2011 )