Liga e Europes humbet Sevilja

Gola, spektakël dhe rezultate suprizë ka dhuruar turi i parë i eliminimeve direkt në Ligën e Evropës. Sevilja është mundur 2-1 në shtëpi kundër Portos, ndërkohë që Liverpuli nuk ka marrë më shumë se barazimi në tranfertë kundër Spartës së Pargës, duke lënë të hapur kualfikimin për në ndeshjen e kthimit.
Pa gola është mbyllur sfida mes Napolit dhe Villarealit, ndërsa dy skuadrat do të diskutojnë kalimin në raundin tjetër në takimin që do të luhet në ‘El madrigal”.
Ka siguruar kualfikimin Bajer Leverkusen, që ka mundur 4-0 në transfertë ukrainasit e Metalurg. Gjithcka e lehtë për skuadrën gjermane, që tani pret e qetë sfidën e ardhshme që do të luajë në shtëpi.
Me një këmbë në raundin tjetër është Dinamo e Kievit, e cila ka rigjetur pas 5 muajsh Andrij Shevcenko. Ish-sulmuesi i Milanit ka shënuar një gol në fitoren 4-1 të skuadrës së tij në transfertën turke kundër Beshiktash.
Vazhdojnë surprizat edhe në këtë raund të Ligës së Evropës. Lech Poznan që më parë eliminoi Juventus, ka arritur të fitojë ndeshjen e parë 1-0 kundër portugezëve të Braga, ndërsa zvicerianët e Yang Boys kanë fituar 2-0 kundër kampionëve të Rusisë Zenit Shën Petersburg.
Nertan Prifti