Finalja e Kupes Audi
Do të jenë Mançester Siti dhe Bajern i Mynihut që do të diskutojnë finalen e Kupës AUDI në stadiumin “Alianc Arena”.
Dy ekipet fituan gjysmëfinalet, përkatësisht ndaj Milanit dhe Sao Paulos, duke pasur epërsi të qartë ndaj rivalëve.
Skuadra angleze, pra Siti, fitoi 5-3 ndaj Milanit, në një ndeshje të çmendur që i pari të 8 golat në pjesën e parë.
Madje, djemtë e Pelegrinit arritën deri në 5-0, me gola të shënuar nga David Silva, Mika Riçards, Aleksandar Kolarov dhe dy herë Edin Xheko.
Për Milanin, që kishte 9 mungesa, shënoi dy gola Stefan El Sharaui dhe një tjetër i riu Petanja.
Në gjysmëfinalen e dytë, Bajerni ishte superior ndaj brazilianëve të Sao Paulos, edhe pse golat erdhën në pjesën e dytë.
Kampionët e Europës, kishin në fushë Bastian Shvajnshtajgerin që nga minuta e parë dhe po ashtu edhe Frank Riberinë dhe luajtën shumë më mirë sesa ndaj Dortmundit në Superkupë.
Kroati Mario Manxhukiç shënoi golin e parë, duke i dhënë fund rezistencës së miqve.
Goli i dytë u shënua nga i riu Vajzer.
Finalja do të luhet sonte në orën 20:30.