E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e madhe e Ti Vlen

Pas nje gare te gjate, ka ardhur momenti qe talentet e spektaklit “Ti vlen” te perballen me sfiden e fundit, ate te superfinales. Ne kete mbremje, tete konkurentet e perzgjedhur deri me tani nga votat e jurise dhe te publikut, do te gjykohen vetem nga publiku, nepermjet televotimit. Fituesit do t’i shkoje cmimi i madh prej 20 mije eurosh.

“Mbremja e superfinales do te jete ndryshe nga c’ka qene procedura ne javet e kaluara. Do te jete publiku qe do te vendose se kush do te jete fituesi i 20 mije eurove. Ne kete rast juria nuk do te marre pjese ne votim”, pohoi prezantuesja e emisionit Albana Osmani.

Nderkohe, superfinalistet vazhdojne te ushtrohen. "Kemi mberritur ne naten finale dhe jam ende duke u ushtruar. Shpresoj te fitoj”, u shpreh Florian Mecaj.

Pervec gares se tete superfinalisteve, mbremja e fundit e programit “Ti vlen”, do te permbaje edhe performanca te talenteve qe kane marre pjese pergjate javeve, sigurisht ata nuk do te jene  pjese e gares.

Ishin gjithsej 160 personat pjesemarres tek “Ti vlen”, nga Shqiperia dhe te gjitha trevat shqipfolese. 60 prej tyre u klasifikuan si finaliste, tete jane superfinalistet.

Nje do te jete fituesi i talent show-ut dhe cmimit prej 20 mije euro. Kesaj radhe, frazen “ti vlen” mbetet ta thote publiku, nepermjet televotimit ne mbremjen finale, me 2 janar ora 21:00.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›