E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri, Topi viziton femijet e semure

Presidenti i Republikes dhe bashkeshortja e tij, Teuta, e kane nisur diten e pare te vitit mes femijeve te semure, te cilet, per fat te keq, kaluan momentet e nderrimit te viteve ne shtratin e spitalit.

Duke vizituar femijet e moshave te ndryshme, prinderit e tyre dhe mjeket qe kujdesen per ta, presidenti Topi u ka uruar sherim te shpejte te gjithe te semureve dhe vecanerisht femijeve qe te kthehen te sheruar prane familjeve te tyre.

“Uroj qe te gjithe femijeve te semure qe kane kaluar naten e Vitit te Ri ne spital te dalin nga ky ambjent dhe te fitojne ritmin e jetes”, u shpreh Topi.

Ne urimin e tij kreu i shtetit ka perfshire edhe te gjithe ata qe naten e nderrimit te viteve e kaluan ne sherbim te qytetareve.

Duke vecuar mjeket dhe infermieret, presidenti Topi beri nje vleresim edhe per kushtet spitalore.

“Sikurse eshte festa tradicionale, por aq tradicionale eshte edhe vetemohimi i punonjesve qe punojne ne keto struktura. Duhet te kapin ritmin per krijimin e nje sistemi shendetesie te shendoshe qe do te sherbeje per te gjithe shqiptaret”, tha Topi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›